Klinton takohet me kuartetin e Lindjes se Mesme
Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të G8-ës, Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton është takuar dhe ka biseduar veçmas me ministrat e jashtëm të kuartetit të lindjes së mesme për të diskutuar rreth procesit të paqes ndërmjet Izraelit dhe Autoritetit palestinez. Në takim ishin të pranishëm dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të bashkuara, si dhe përfaqësuesja e lartë për çështje të jashtme dhe politikat e sigurimit në Bashkimin Evropian, Ketrin Eshton.