E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lyoni e ‘shpëton’ Maloudan

Mesfushori francez Florent Malouda mund të përfundojë ankthin e tij te Chelsea duke u rikthyer në Olympique Lyon, ka njoftuar presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas.

Malouda, 32 vjeç është aktualisht duke stërvitur me ekipin e dytë të gjigantit londinez pasi nuk konsiderohet i nevojshëm në Stamford Bridge. Në shpëtim mund ti dalë ish skuadra e tij Lyon prej ku u largua më 2007.

“Dyert tona janë gjithmonë të hapura për ish futbollistët tanë. Malouda ka kontaktuar me ne. Po ashtu kemi biseduar edhe me Jeremy Toulalan i cili ka probleme në Malaga”, deklaroi Aulas për mediet franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›