E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër raste të reja me grip te derrit

(UPDATE)
Katër raste të reja me Gripin e Derrit janë identifikuar në Kosovë. Tre prej tyre, janë nga Prishtina kurse i katërti nga Prizreni.

Derisa tre të parët ndodhen në shtëpi, si të diagnostifikuar me këtë virus dhe janë në gjendje më të mirë, pacienti i katërt, nga Prizreni, ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK dhe është në gjendje të rëndë.

Zyrtarë të MSH-së e konfirmojnë për Express se mostrat për këta persona janë marrë dhe tashmë priten rezultatet e tyre për të parë shkallën e infektimit.

Rasti i katërt që është më i rëndë, është duke u trajtuar me medikamentin Tamiflu, thotë Faik Hoti, zëdhënës i MSH-së për Express.

Katër janë në rrezik për jetë nga gjithsej tetë pacientë me simptome të gripit të derrave, të cilët ndodhen në spitalin në veri të Mitrovicës, ka thënë për mediat serbe drejtori i spitalit dr. Milan Jakovleviq.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy pacientë të cilët gjatë fundjavës javës janë sjellë nga Graçanica në spitalin e Mitrovicës si dhe për dy persona të cilët tashmë kanë qenë për mjekim në këtë spital që qeveriset nga serbët.

Sipas këtij mjeku, është rritur numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmën e mjekut me simptome të gripit. Gjatë fundjavës 329 pacientë kanë pasur shenja klinike të gripit, ndërsa numri më i madh është evidencuar në Leposaviq, pastaj në Mitrovicë dhe Zveçan, të gjitha këto mjedise me popullsi serbe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›