E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur dhe nëntë të lënduar në Drenas

Në rrugën regjionale Komoran Carralevë, respektivisht në udhëkryqin që lidhë këto rrugë me rrugën e fshatit Nekovc, komuna e Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, si pasojë e këtij aksidenti, në të cilin janë përfshirë një automjet Golf IV dhe një automjet VË LT 28, që të dyja automjetet me targa Kosove, ka vdekur një person (mashkull, 23 vjeç) dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda .

Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertimin e vendngjarjes.

Të lënduarit nga vendngjarja janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Vetëm në nëntëmujorin e parë të vitit 2009 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 27 aksidente fatale ku kanë humbur jetën 34 persona.

Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të viktimave nga aksidentet fatale kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e trafikut dhe veçmas kufizimet e shpejtësisë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e këtyre ngjarjeve, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›