E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vatra zjarri, nën hetim pronari i një makine të djegur

Dy zjarre janë shënuar dje në
Sarandë, ku për pasojë janë
shkrumbuar një banesë dhe disa
rrënjë ullinjsh, ndërkohë që pas
djegies së një automjeti, policia ka
shoqëruar pronarin e saj. Një shtëpi
dhe disa dhjetëra rrënjë ullinj janë
shkrumbuar në fshatin Senicë të
Komunës së Vergoit, i cili gjendet
15 kilometra larg nga Delvina. Zjarri
ka nisur mesditën e së premtes,
fi llimisht me disa vatra në Malin
e Kikesë mbi fshatin Senicë të Komunës
së Vergoit, ndërkohë që fl akë
zjarresh të vegjël janë parë edhe
në vendin e quajtur Qafa e Hanit.
Kryeplaku i fshatit Artan Miho tha
se kanë mbetur ende të paqarta
shkaqet dhe rrethanat në të cilat
janë ndezur vatrat, por me kalimin
e orës dhe nën favorizimin e erës
që ka fryrë, vatrat e pavlerësuara në
rrezikshmërinë e tyre, janë fuqizuar
dhe janë bërë kërcënuese edhe për
banesat. Ndërhyrja e banorëve
ka ndihmuar në normalizimin e
situatës. Nga fl akët e zjarrit është
përfshirë sërish zona në afërsi të
ish-parkut të mallrave në qytetin e
Sarandës. Zjarri është fi kur vetëm
pasi është djegur një autoveturë
private e tipit "Dukat", ndërkohë që
ndaj pronarit të saj, Zybi Hasanit,
ka nisur ndjekja penale në gjendje
të lirë për akuzën e shkatërrimit të
pronës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›