Kapen dy trafikantë droge dhe një superskaf në Vlorë
Pas gati një viti vëzhgim dhe
hetimi intensiv nga shërbimet
sekrete policore italiane
dhe specialistët e antikrimit të organizuar
në Drejtorinë e Përgjithshme
të Policisë, dje pasdite u
arrestuan në qytetin e Vlorës dy
trafi kantë droge. Pas kontrolleve të
befasishme në banesat e tyre, policia
bllokoi një motoskaf me gjatësi
5.5 metra dhe dy motorë mjeti
lundrues të një fuqie të lartë. Sipas
njoftimeve zyrtare të Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë, një mjet
i tillë i fuqishëm detar, i pakapur
prej kohësh në vendin tonë, ka të
dhëna të sigurta se përdorej për
trafi kimin e drogave të llojeve të
ndryshme në sasi të mëdha, drejt
shtetit fqinj, Italisë.
Operacioni
Gjithçka është planifi kuar dhe
organizuar nga Tirana dhe më
konkretisht nga Drejtoria Kundër
Krimit të Organizuar. Pjesëtarë të
forcave speciale antidrogë kanë
mbërritur në fshehtësi dje pasdite
në qytetin bregdetar. Mësohet se
operacioni është mbajtur sekret
edhe nga pjesa më e madhe e
drejtuesve të policisë vendore,
përveçse një grupi të vogël të
policisë kufitare që asistuan në
aksion. Sipas njoftimeve zyrtare
Roland Lulaj dhe Ardian Gockaj,
përkatësisht 29 dhe 38 vjeç, u ndaluan
rreth orës 19.00 pa bërë asnjë
rezistencë. Pas kontrolleve të befasishme
dhe të njëkohshme, policia
thotë se në cilësinë e provës materiale,
dy të ndaluarve iu sekuestrua
një motoskaf me gjatësi 5.5 metra,
dy motorë mjeti lundrues me
fuqi 40 HP - Merkuri dhe 9 HP -
Merkuri, katër aparate telefonikë
celularë si dhe shuma prej 1850
eurosh. Ndalimi i tyre është bërë
në funksion të procedimit penal nr.
82, të vitit 2008, të Prokurorisë për
Krime të Rënda, në Tiranë. Dy të
rinjtë Gockaj dhe Lulaj akuzohen
nga kjo prokurori për trafi kim të
lëndëve narkotike, vepër e kryer në
bashkëpunim, e cila parashikohet
nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Mësohet se përveçse materialet i
kaluan Prokurorisë për Krime të
Rënda, edhe dy të ndaluarit janë
transportuar në kryeqytet, ku do
të pyeten nga hetuesit e krimit të
organizuar.
Droga
Media të shumta italiane,
mbështetur në burime të policisë
së tyre dhe në fakte të shumta,
kanë konstatuar shpesh realitetin
se vërtet ligji antiskaf në Shqipëri
ka çuar afër nivelit zero trafi kun
klandestin të kryer nga brigjet
tona, por ai i drogës vazhdon të
lulëzojë. Dhe fakt është që policia
fqinje jo rrallë ka kapur sasi të
mëdha droge në brigjet e tyre të
braktisura pas diktimit nga skafistë
shqiptarë. Lajmi i bujshëm
u shpërnda nga mediat italiane
nëntë ditë më parë, më 21 gusht,
kur u njoftua për kapjen e një gomoneje
me 316 kilogramë drogë
dhe katër trafikantë shqiptarë
brenda saj në Kanalin e Otrantos.
Pas konsultimeve me homologët
përtej detit, rezultoi se gomonia
ishte nisur nga brigjet e Vlorës.
Pas kësaj një furtunë e vërtetë largimesh
janë bërë në drejtorinë e
policisë së këtij qarku, duke hequr
pesë drejtuesit kryesorë. Me urdhër
të drejtorit të përgjithshëm,
Ahmet Prençi, është vendosur
largimi nga detyra i drejtorit të
Policisë së Vlorës, zëvendësdrejtorit
të Policisë së Vlorës, shefi t
të sektorit të Policisë Kufitare,
shefi t të Komisariatit të Policisë
së Vlorës, si dhe kreut të stacionit
të policisë në Dhërmi.
hetimi intensiv nga shërbimet
sekrete policore italiane
dhe specialistët e antikrimit të organizuar
në Drejtorinë e Përgjithshme
të Policisë, dje pasdite u
arrestuan në qytetin e Vlorës dy
trafi kantë droge. Pas kontrolleve të
befasishme në banesat e tyre, policia
bllokoi një motoskaf me gjatësi
5.5 metra dhe dy motorë mjeti
lundrues të një fuqie të lartë. Sipas
njoftimeve zyrtare të Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë, një mjet
i tillë i fuqishëm detar, i pakapur
prej kohësh në vendin tonë, ka të
dhëna të sigurta se përdorej për
trafi kimin e drogave të llojeve të
ndryshme në sasi të mëdha, drejt
shtetit fqinj, Italisë.
Operacioni
Gjithçka është planifi kuar dhe
organizuar nga Tirana dhe më
konkretisht nga Drejtoria Kundër
Krimit të Organizuar. Pjesëtarë të
forcave speciale antidrogë kanë
mbërritur në fshehtësi dje pasdite
në qytetin bregdetar. Mësohet se
operacioni është mbajtur sekret
edhe nga pjesa më e madhe e
drejtuesve të policisë vendore,
përveçse një grupi të vogël të
policisë kufitare që asistuan në
aksion. Sipas njoftimeve zyrtare
Roland Lulaj dhe Ardian Gockaj,
përkatësisht 29 dhe 38 vjeç, u ndaluan
rreth orës 19.00 pa bërë asnjë
rezistencë. Pas kontrolleve të befasishme
dhe të njëkohshme, policia
thotë se në cilësinë e provës materiale,
dy të ndaluarve iu sekuestrua
një motoskaf me gjatësi 5.5 metra,
dy motorë mjeti lundrues me
fuqi 40 HP - Merkuri dhe 9 HP -
Merkuri, katër aparate telefonikë
celularë si dhe shuma prej 1850
eurosh. Ndalimi i tyre është bërë
në funksion të procedimit penal nr.
82, të vitit 2008, të Prokurorisë për
Krime të Rënda, në Tiranë. Dy të
rinjtë Gockaj dhe Lulaj akuzohen
nga kjo prokurori për trafi kim të
lëndëve narkotike, vepër e kryer në
bashkëpunim, e cila parashikohet
nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Mësohet se përveçse materialet i
kaluan Prokurorisë për Krime të
Rënda, edhe dy të ndaluarit janë
transportuar në kryeqytet, ku do
të pyeten nga hetuesit e krimit të
organizuar.
Droga
Media të shumta italiane,
mbështetur në burime të policisë
së tyre dhe në fakte të shumta,
kanë konstatuar shpesh realitetin
se vërtet ligji antiskaf në Shqipëri
ka çuar afër nivelit zero trafi kun
klandestin të kryer nga brigjet
tona, por ai i drogës vazhdon të
lulëzojë. Dhe fakt është që policia
fqinje jo rrallë ka kapur sasi të
mëdha droge në brigjet e tyre të
braktisura pas diktimit nga skafistë
shqiptarë. Lajmi i bujshëm
u shpërnda nga mediat italiane
nëntë ditë më parë, më 21 gusht,
kur u njoftua për kapjen e një gomoneje
me 316 kilogramë drogë
dhe katër trafikantë shqiptarë
brenda saj në Kanalin e Otrantos.
Pas konsultimeve me homologët
përtej detit, rezultoi se gomonia
ishte nisur nga brigjet e Vlorës.
Pas kësaj një furtunë e vërtetë largimesh
janë bërë në drejtorinë e
policisë së këtij qarku, duke hequr
pesë drejtuesit kryesorë. Me urdhër
të drejtorit të përgjithshëm,
Ahmet Prençi, është vendosur
largimi nga detyra i drejtorit të
Policisë së Vlorës, zëvendësdrejtorit
të Policisë së Vlorës, shefi t
të sektorit të Policisë Kufitare,
shefi t të Komisariatit të Policisë
së Vlorës, si dhe kreut të stacionit
të policisë në Dhërmi.