Operacioni „Muzgu‰, arrestohet grabitësi i bizneseve
Pas shumë ndjekjesh dhe hetimesh,
"Muzgu" ka vënë në pranga një
31-vjeçar, i cili dyshohet se është autor
i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, operacioni i
koduar "Muzgu" u drejtua nga shërbimet
e Seksionit të Kontrollit të Territorit
në bashkëpunim me Seksionin e
Krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e
Policisë Nr.2. Mësohet se, si përfundim,
është kapur në fl agrancë shtetasi Festim
Fiqiret Skermo. I lindur dhe banues në
fshatin Poloskë të Rrethit të Devollit,
ai akuzohet për një sërë vjedhjesh të
ndodhura në kryeqytet. "Ky shtetas
kishte vjedhur lokalin bar-kafe "Rodjon",
në rrugën ‘Muhamet Gjollesha‘, si
dhe është autori i vjedhjes së agjencisë
së këmbimit valutor ‘Moneygram‘, në
pronësi të një shtetasi, ndodhur më
24.08.2009 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi‘,
Tiranë", thuhet në njoftimin për shtyp të
Policisë së Tiranës. Skermo ishte dënuar
më parë me gjashtë vjet burg për veprën
penale të vrasjes me dashje, e mbetur
në tentativë. Policia bën të ditur se po
punohet në grup pune nga specialistët e
hetimit të krimit për dokumentimin ligjor
të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi,
pasi në bashkëpunim me persona të
tjerë dyshohet se ka kryer disa vjedhje
në qytetin e Tiranës. Po dje, policia ka
arrestuar në fl agrancë edhe 20- vjeçarin
Sabah Kovaçi, i cili po tentonte të vidhte
te Rruga e Kavajës, një sasi veglash
ndërtimi.