Qëllon me thikë dy të rinj, pranga 20- vjeçarit
Një debat banal mes tre të
rinjsh në mes të një ceremonie
dasme, për pak ka përfunduar
në gjakderdhje, pas përdorimit të
thikave. Për pasojë një 20-vjeçar
është prangosur nga policia,
ndërsa që dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi mesnatën e
së premtes duke aguar e shtuna,
në fshatin Tre Urat të Komunës
Grabian, rreth 20 kilometra larg
nga qendra e Lushnjës. Burime
nga policia lokale bëjnë të ditur
se është prangosur 20-vjeçari
Marjan Ziu, lindur dhe banues
në fshatin Grabian të komunës
me të njëjtën emër. Mësohet se
Ziu është arrestuar nën akuzën e
"plagosjes me dashje". Të njëjtat
burime referojnë se 20-vjeçari, i
padënuar më parë, është arrestuar
pasi ka plagosur shtetasit Besian
Hoxhaj dhe Fatjon Doca. Të
dy të plagosurit janë respektivisht
19 dhe 22 vjeç si dhe banor të të
njëjtin fshat me autorin. Plagosja
e Hoxhës dhe e Docës është kryer
me thikë, por fatmirësisht plagët
nuk kanë rezultuar fatale për ta.
19-vjeçari Hoxhaj është plagosur
në krah, ndërsa 22-vjeçari Doca
në shpatullën e majtë. Edhe
gjatë së shtunës, dy të plagosurit
kanë qenë nën kujdesin e
mjekëve në spitalin civil të qytetit
të Lushnjës, ku janë transportuar
nga të afërmit në orët e para të
mëngjesit së djeshëm. Sipas
policisë, motivi i ngjarjes ka qenë
banal. Tre të rinjtë kanë qenë të
ftuar në të njëjtën dasmë. Gjatë
ceremonisë të rinjtë kanë shkëmbyer
batuta, të cilat kanë ndezur
debatin për shkak të origjinës së
tyre. Pas fjalëve, të rinjtë ua ka
lënë vendin përleshjes fi zike dhe
më pas 20-vjeçari Marjan Ziu ka
gjetur një thikë dhe me të në dorë
i është afruar të rinjve, duke i lënë
të plagosur. Dasma nga ceremoni
gëzimi është kthyer në shesh
përleshjeje, pasi për shuarjen e
sherrit kanë ndërhyrë edhe dasmorë
të tjerë. Autori i ngjarjes pas
plagosjeve që ka regjistruar është
larguar nga dasma dhe është vënë
në pranga rreth tri orë më pas në
arat që ndodhen në periferi të
fshatit Grabian.
rinjsh në mes të një ceremonie
dasme, për pak ka përfunduar
në gjakderdhje, pas përdorimit të
thikave. Për pasojë një 20-vjeçar
është prangosur nga policia,
ndërsa që dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi mesnatën e
së premtes duke aguar e shtuna,
në fshatin Tre Urat të Komunës
Grabian, rreth 20 kilometra larg
nga qendra e Lushnjës. Burime
nga policia lokale bëjnë të ditur
se është prangosur 20-vjeçari
Marjan Ziu, lindur dhe banues
në fshatin Grabian të komunës
me të njëjtën emër. Mësohet se
Ziu është arrestuar nën akuzën e
"plagosjes me dashje". Të njëjtat
burime referojnë se 20-vjeçari, i
padënuar më parë, është arrestuar
pasi ka plagosur shtetasit Besian
Hoxhaj dhe Fatjon Doca. Të
dy të plagosurit janë respektivisht
19 dhe 22 vjeç si dhe banor të të
njëjtin fshat me autorin. Plagosja
e Hoxhës dhe e Docës është kryer
me thikë, por fatmirësisht plagët
nuk kanë rezultuar fatale për ta.
19-vjeçari Hoxhaj është plagosur
në krah, ndërsa 22-vjeçari Doca
në shpatullën e majtë. Edhe
gjatë së shtunës, dy të plagosurit
kanë qenë nën kujdesin e
mjekëve në spitalin civil të qytetit
të Lushnjës, ku janë transportuar
nga të afërmit në orët e para të
mëngjesit së djeshëm. Sipas
policisë, motivi i ngjarjes ka qenë
banal. Tre të rinjtë kanë qenë të
ftuar në të njëjtën dasmë. Gjatë
ceremonisë të rinjtë kanë shkëmbyer
batuta, të cilat kanë ndezur
debatin për shkak të origjinës së
tyre. Pas fjalëve, të rinjtë ua ka
lënë vendin përleshjes fi zike dhe
më pas 20-vjeçari Marjan Ziu ka
gjetur një thikë dhe me të në dorë
i është afruar të rinjve, duke i lënë
të plagosur. Dasma nga ceremoni
gëzimi është kthyer në shesh
përleshjeje, pasi për shuarjen e
sherrit kanë ndërhyrë edhe dasmorë
të tjerë. Autori i ngjarjes pas
plagosjeve që ka regjistruar është
larguar nga dasma dhe është vënë
në pranga rreth tri orë më pas në
arat që ndodhen në periferi të
fshatit Grabian.