E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi vjetor i naftës përmbush kërkesat

Edhe pse çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka
pësuar luhatje dhe kriza ekonomike ka përfshirë deri
dhe vendet më të zhvilluara, kompania e naftës "Albpetrol"
sh.a. nuk është prekur nga kjo krizë. Sipas kreut të kompanisë,
drejtorit Ylli Gjoni, prodhimi i naftës nga kompania
shtetërore ka pësuar rritje dhe po kështu edhe treguesit
ekonomiko-fi nanciarë të saj.
Drejtori Ylli Gjoni shpjegon se
kriza globale ka ndikuar në
mënyrë të papërfillshme në
të ardhurat e "Albpetrol" sh.a.
dhe po ashtu edhe në ekonominë
e vendit. "Kompania
"Albpetrol" sh.a. ka një veçanti.
Kriza globale padyshim që
do të jepte impaktet e saj në
çdo sektor ekonomik, dhe padyshim
edhe në "Albpetrol".
Por këto impakte kanë qenë
të papërfillshme. Masat e
rrepta në lidhje me mosrritjen
e çmimit të naftës, që janë marrë nga kompania, kanë
ndikuar në mosprekjen nga kriza", ka thënë Ylli Gjonaj.
Shpjegimi i tij vijon: "Mbajtja në një ekuilibër të caktuar dhe
jo fort të luhatshëm të valutës si pasojë e kontrollit të çmimit
të naftës së ‘Albpetrolit‘ bëri që të mos ndihej kriza". Nga
ana tjetër, drejtori i kompanisë "Albpetrol" ka shpjeguar
edhe një sërë arsyesh se pse kompania nuk ka pësuar
goditje fi nanciare, duke dhënë prodhim të bollshëm nafte
në tregun vendas. "Nga viti në vit prodhimi i naftës është
rritur. Citoj se në vitin 2007 prodhimi vjetor kapte shifrën
e 557 mijë tonëve naftë, në vitin 2008 prodhimi shkoi në
577 mijë tonë. Prodhimi i këtyre dy viteve, po të krahasohet
me vitet e mëparshme, është pothuaj dyfi sh. Kujtojmë se
në vitin 2005, prodhimi vjetor i naftës ishte 340 mijë tonë
naftë. Sasia aktuale vjetore kuptohet që jep kontributet e
saj në ekonominë shqiptare dhe ndikon në ruajtjen e nivelit
të amortizimit për krizën ekonomike që ka prekur mjaft
shtete", ka thënë më tej drejtori Ylli Gjoni. Sipas kreut të
"Albpetrol" mësohet se prodhimi i kompanisë përmbush të
gjitha kërkesat e tregut vendas. Çmimi i naftës në bursë,
krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pësuar
ulje të ndjeshme, ndërsa pritet që, pavarësisht kësaj
krize, luhatjeve në çmimin për fuqi në tregun botëror, sërish
kompania "Albpetrol" do ta mbyllë këtë vit me bilanc pozitiv
në ecurinë e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›