Policia "godet" te Posta Shqiptare
Rrëmuja, pengimi i trafikut, por edhe e
lëvizjeve të qytetarëve ka detyruar që disa
shërbime policore të ndërhyjnë dje në ambientet
përreth Postës Qendrore në Tiranë. Sipas
burimeve zyrtare, Seksioni i Krimit Ekonomik,
në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë
Nr.3, Komisariatin e Policisë Rrugore, dhe
Strukturat e Hetimit Tatimor, në kuadër të planit
të bashkëveprimit, dje te Posta Shqiptare,
shoqëruan shtetasit Myslym F., Roland S., Olti
L., Hysen P. dhe Sokol V. Mësohet se shoqërimi
i tyre u bë pasi tregtonin në atë vend aparate
telefoni celularë, karikues të ndryshëm për telefona
celularë si dhe aksesorë të tyre, në mënyrë
të kundërligjshme, duke mos qenë të licencuar,
për ushtrimin e këtij aktiviteti. Këtyre shtetasve
iu bllokuan të gjitha materialet e kapura. Po te
Posta Shqiptare, është bërë edhe shoqërimi i 14
shtetasve në Komisariatin e Policisë nr.3, largimi
i pesë mjeteve me karrotrec, janë marrë 15 masa
administrative me gjobë, largimi i 22 mjeteve
me dëshirën e vetë drejtuesve të mjeteve dhe
në rrugën përpara postës është vendosur tabela
ndalim qarkullimi deri në orën 14:00.