Aksidenti, plagoset 36-vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Një 36-vjeçare është aksidentuar rreth orës 21.00 të së mërkurës nga një mjet me targa greke, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime të policisë bënë të ditur se “rreth orës 21.00 të së mërkurës në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në fshatin Shalës, një autoveturë me targa greke ka aksidentuar 36-vjeçaren A.L, e cila ishte këmbësore, lindur e banuese në fshatin Shalës e më pas mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. E aksidentuara është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe po kurohet, pasi ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkohë, mësohet se grupi hetimor, së bashku me shërbimet përkatëse të policisë, po punojnë për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të aksidentit.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008