Dy vjet pa kolegun, mikun dhe publicistin e shquar, Nazmi Lukaj
Krejt rastësisht fëmijët e mij, duke i shfletuar albumet me foto mi treguan edhe disa foto ku isha bashkë me mikun tim tashmë të ndjerë Nazmi Lukën. Shumë u përmallova se Ti kolegu dhe miku im nuk je më në këtë botë.Ike pa na thënë lamtumirën e fundit si familjes dhe shokëve që i pate. Ishe shumë i fortë dhe shumë besove se do ta mundësh sëmundjen e rëndë nga e cila lëngojshe. U bënë dy vite që nuk ta dëgjojmë zërin, u bënë dy vite që Ti nuk je bashkë me mua. Dy vite të trishta dhe me plotë dhembje për prindërit Kamerin dhe Shyten, vëllezrit, motrën për bashkëshortën, fëmijët të cilët po rritën pa dashurinë prindërore, dy vite pa fjalën tënde të ngrohtë dhe shumë njerëzore. Dy vite sa dy shekuj pa prezencën tënde fizike. Dy vite pa gazetarin dhe publicistin e shquar të trojeve etnike. Ishe edhe intelektual i përkryer dhe mësimdhënës shembullor. Me punë dhe vepra të arrira do të mbetesh fanar ndriçues për shumë gjenerata të cilëve ua trasove rrugën e njerëzisë dhe rrugën e diturisë. Realizove shumë shkrime publicistike dhe katër libra të botuara të cilat të ngrënë lartë në piedestalin e njerëzve eminent të letrave shqipe. Fjala jote shquhej me seriozitetin, më sinqeritetin e shprehjes, me thjeshtësinë e komunikimit, me drejtpeshimin e argumentit, me pastërtinë e arsyetimit, ku për asnjë çast nuk dole jashtë qendrës fokale të humanizmit - të njeriut universal. Ti Nazi që në moshën e re u angazhove në veprimtarinë kombëtare, për mos t’u ndalur deri në fund të jetës. Ishe proaktiv në menyrë institucionale në ndryshimet e mëdha demokratike, ishe i angazhuar me tërë qënien që Kosova të bëhet shtet i lirë dhe sovran. Gjatë gjithë jetës sate bashkëjetove me hallet dhe problemet e popullit tënd. Ishe betuar së për kauzën e drejtë shqiptare për çlirim nga okupatori, nuk do të ndalësh kurrë. Disa herë edhe ishe maltrajtuar rëndë nga policia serbe për veprimtarinë tënde atdhetare. Kishe pasion dhe vullnet të çeliktë për të hapëruar përpara si profesorë dhe gazetarë. Pos që ishe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i pate filluar studimet edhe në Fakuletin e Gazetarisë në Prishtinë duke renditur nota të larta në index. Ti ishe njeri ndër ata që ke parapelqyer se pasuria materiale e zhbën njeriun deri në asgjësimin e vlerave të tij shpirtërore. Ti ishe betuar për t’i mbrojtur parimet e shëndosha në jetë që i kishe. Peshorja e brendshme u vu në ekuilibër si simboli që anticiponte profesionin e ardhshme të jetës. Ti këtë betim kurrë nuk e shkele. Ishe koleg dhe shok i mirë për gjithë më të cilët punove si në Gjimnazin e Pejës, ashtu edhe nëpër gazeta, në Prishtinë e në Tiranë, ne rrugë dhe kudo që shkeli këmba jote. Te spikatën vlerat universale, pasioni dhe përkushtimi i vazhdueshem në edukimin e fëmijëve, që ata të edukoheshin siç është më së miri. Dhe ky amanet Yti është duke u realizuar. Fëmijët e tu po rriten pa Ty, por po rritën të frymëzuar me veprat dhe edukatën e trashëguar nga Ti. Ti ishe një personalitet i rrallë që le gjurmë kudo. Le gjurmë në edukimin e nxënësve, lë gjurmë të pashlyeshme në publicistikën shqiptare të cilës shumë po i mungojnë shkrimet tua të thukëta analitike. Ti me tërë energjinë që kishe i luftove dukuritë negative në shoqërinë tonë tranzitore. As njëherë nuk u zbmrapse karshi presioneve dhe shantazheve të atyre të cilët sigurisht së u pengove për ti realizuar synimet makabre karshi shtetit të ri të Kosovës. Ti e dëshmove në veper së atdheun e kishe në zemër para së gjithash, me shkrimet e publikuara gati në të gjitha të përditshmet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Zëri që ngrite ti karshi dukurive negative ishte zëri i arsyes , ishe zëri i shumicës së shqiptarëve. Ti ke shkuar në atë botë vetëm fizikisht, e fizikisht e kanë të shkruar të vdesin të gjithë ata të cilët gjinden në këtë botë. Por, ti nuk ke vdekur o i madhi Nazmi Luka. Vepra dhe jeta jote nuk do të vdesin. Sigurisht së vdekja e hershme ta ndërpreu hovin e punës dhe të jetës. Shpesh me thirrje në telefon edhe pas gjysmës së natës, se ishe duke lexuar ose duke shkruar ndonjë shkrim të radhës. Ato thirrje dhe zëri yt shumë po më mungojnë. Po më mungojnë muhabetet që i bënim së bashku për jetën, për familjet tona, për rrjedhat dhe zhvillimin e vendit. Po me mungon me të madhe se më nuk e kam një shok si ti e të dal në Korzo të Pejës ku shpesh dilnim. Por tallazet e jetës dhe vet jeta është e pamëshirshme. Edhe ky 24 janar kur ti shkove në jetën e amshuar në të cilin muaj vdiqën edhe shumë burra të mëdhenj të kombit, do të na përmallojë shumë, si atë ditë kur të përcollëm në amshim.