E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama, mos u bëj frikacak, tregoji publikut të ardhurat për banesat e tua”

23-01-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike i bëri thirrje sërish kreut të opozitës

Partia Demokratike i bëri thirrje sërish kreut të opozitës, Edi Rama të bëjë të ditur të dhënat mbi pallatin e bashkëshortes së tij. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD, Laura Vorspi deklasoi se, “Edi Rama, të mos fshihet prapa perdes si frikacak, por me transparence ti thotë publikut origjinën e 1 milionë eurove investim nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar të pallatit 5-katesh me sipërfaqe ndërtimi 900 m katror të gruas së tij dhe familjarëve të saj, ndërsa theksoi se, publiku do të njihet me faturat e paguara dhe kanalet bankare e tatimore të këtyre parave në rast se ato ekzistojnë dhe nuk janë zëvendësuar nga para gjobash apo origjinë tjetër e pistë”.
Sipas PD, Rama në shkelje me ligjin dha leje ndërtimi për pallatin e bashkëshortes ndërsa anuloi lejen e ndërtimit për një familje tjetër. 
“Partia Demokratike i kërkon z. Rama të marrë të gjitha përgjegjësitë publike dhe të mos fshihet si frikacak për dy lejet e ndërtimit të firmosura prej tij, për interes familjar dhe në kundërshtim flagrant me ligjin dhe konflikt interesi dhe shkelje të rëndë të nenit 62 të ligjit të Urbanistikës, për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij, në vendin e ndaluar me ligj, në sheshin e pallateve. Jam këtu për të ftuar z. Rama të mos fshihet, por të sqarojë publikun se përse ai duke shkelur nenin 62 për ligjin të Urbanistikës ia anuloi lejen e ndërtimit familjes Frashëri, për një ndërtesë që do të ndërtohej në mes të faqeve të dy pallateve dhe më vonë firmosi 2 leje për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij, vetëm 30 m2 më poshtë”, tha zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi. 
Më tej ajo vuri në dukje se në intervistën zonjës Ramës te Sokol Balla tha shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 m gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës me paratë e librit Kurban.
“Ju me të drejtë e censuruat këtë pohim të pafajshëm të zonjës Basha si një blof bajat. Partia Demokratike ju fton zoti Rama të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit”, nënvizoi ajo.
Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi në emër të PD i kërkoi kryesocialistit Rama të bëjë të ditur dhe koston e ndërtimit të banesës në malin e Dajtit. 
“Partia Demokratike ju fton ju, z. Rama të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit. Zonja Rama në intervistën e saj me z. Balla deklaroi se ju tokën truall për ndërtimin e vilës e keni blerë në vitin 2003, me 2 mijë lek të vjetra m2”.
Po ashtu PD vlerësoi se Rama “si kryetar i PS-së të bësh publike lidhjet financiare dhe në projekte që ju personalisht dhe bashkëshortja e juaj keni pasur ndër vite me Sekretarin e PS-se për Çështje Sociale xhepistin Barjaba si dhe kërkon nga ju te bindni bashkëshorten të zbardhë në përputhje me ligjin origjinën e dyshimtë të 100 milionëshit kredi pa interes dhe motrës me akt noterial”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›