Berluskoni, njeriu më i pasur i Italisë
ROMë- Pasuria e Kryeminsitrit italian Silvio Berluskoni është shtuar me 9 milionë euro në vitin 2009. Ai mbetet njeriu më i pasur i Italisë dhe padiskutim më i pasuri nga gjithë deputetët e tjerë të Republikës italiane. Përvec pasurisë së madhe prej më shumë se 23 milionë euro, Berluskoni ka 5 apartamente në Milano, dy prona të mëdha të patundshme po në Milano, dhe një territor në Antigua. E ndërsa pasuria e Berluskonit 73 vjecar sa vjen e shtohet, pasuria e kreut të së majtës Pier Luigi Bersani sa vjen e pakësohet.
Bersani ka humbur 13 mijë euro në 2009 në krahasim me të ardhurat që ka patur në 2008. Bersani nuk ka prona të mëdha të patundshme. Ndërsa kreu i palamentit Gianfranko Fini ka deklaruar në fund të 2009, mbi 141 mijë euro të ardhura, duke fituar 35 mijë euro më shumë. Berluskoni vazhdon të jetë figura më popullore në Itali edhe pse popullariteti i tij ka pësuar një farë rënie së fundi. Testi popullor për Berluskonin janë zgjedhjet e afërta lokale të 28 marsit. Që tani ka nisur një betejë e vërtetë në këto zgjedhje, ndërkohë që dy partitë akuzojnë njëra-tjetrën se kanë shkelur ligjet elektorale për fushatën zgjedhore.
(m.a/News24/BalkanWeb)