E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy zjarre djegin kater autobuse dhe nje magazine

Durres

Dy zjarre ne Durres djegin kater autobuse ne nje vendparkim dhe nje magazine. Ngjarja e pare ndodhi ne Manez te Durresit ku gjate oreve te para te mengjesit te nje dite me pare jane djegur kater autobuse qe benin kryesisht transportin e mesuesve ne fshatra por edhe te udhetareve ne linjat interurbane ose brenda per brenda rrethit bregdetar. Tre prej autobuseve ishin te tipit Man dhe nje ishte Iveko. Nga veprimet e para hetimore rezulton se djegia eshte shkaktuar nga nje shkendije elektrike ne baterite e autobusit me targa DR6164E dhe me pas zjarri qe nuk eshte konstatuar ne kohe ka perfshire dhe tre autobuset e tjere te parkuar prane tij. Burimet nga grupi hetimor deklaruan se vazhdon puna per saktesimin e shkaqeve te ngjarjes pasi pronaret e mjeteve te djegura pretendojne se zjarri mund te kete qene dhe i qellimshem veper e konkurrenteve. Dy prej autobuseve te djegur ata me targa DR6164E dhe DR8218D i perkasin nje shtetasi nga Durresi ndersa dy te tjeret me targa DR0921F dhe DR4735E jane ne pronesi te dy shtetasve me banim ne Manez te Durresit. Nderkaq nje tjeter zjarr ka rene ne nje magazine me vegla pune qe i perket firmes Misha ne Lagjen Nr. 5 te qytetit bregdetar. Nga zjarri demi i shkaktuar kap vleren e 400 mije lekeve te reja nderkohe qe hetimet e para zbardhen dhe shkakun kryesor te renies se zjarrit. Nje 10-vjecar qe ka shtepine ngjitur me magazinen gjate kohes kur ka qene duke luajtur ne oborrin e shtepise se vet u ka vene zjarrin disa letrave te cilat nga era kane fluturuar ne magazinen prane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›