Grinden per pronesine e nje peme plagosen dy vellezer
Dy vellezer nga nje fshat i Rrethit te Beratit kane perfunduar ne spital pasi u plagosen me njeri-tjetrin me mjete te forta per nje arre. Burime te policise se Beratit bejne me dije se pasditen e djeshme eshte marre informacioni per nje grindje te ndodhur ne fshatin Mjeshove te Komunes Sinje ne kete rreth. Menjehere pas marrjes se ketij informacioni ekspertet e policise kane udhetuar drejt fshatit Mjeshove ku kane mesuar se kane qene vellezerit Qerim dhe Bekim Mjeshova te cilet jane grindur me njeri-tjetrin duke mos kursyer perdorimin e mjeteve te forta. Ata jane grindur per pronesine e nje arre qe ndodhej mes dy tokave te tyre. Vellai me i vogel mesohet se pasditen e djeshme kish dashur te vilte nga pema prodhimin cka ka rene ndesh me pretendimet e vellait me te madh per pronesine e saj. Kaq ka mjaftuar qe mes dy vellezerve te nise sherri gjate te cilit dy vellezerit kane perdorur mjete te forta te castit duke qelluar ndaj njeri-tjetrit. Eumlshte dashur nderhyrja e te afermve te tjere te cilet kane derguar drejt spitalit te Beratit vellezerit Mjeshova. Burime prane repartit te kirurgjise bejne me dije se dy vellezerit jane paraqitur me plage te lehta ne trup e ne koke. Ata moren ndihmen e pare dhe me pas u shoqeruan ne Komisariatin e Policise se Beratit.