Lezhe pronari i picerise vret me cifte klientin
Shkon si klient ne lokal vritet me arme nga pronari. Ngjarja ka ndodhur mbremjen vone te se merkures ne qytetin e Lezhes. Sipas burimeve nga policia lokale viktima eshte nje 26-vjecar nga fshati Ishull Lezhe nderkohe qe si autor i ngjarjes akuzohet pronari i picerise ku kishte shkuar per te darkuar i riu. Viktima eshte identifikuar si Hektor Gjetja. Burime nga policia bejne te ditur se ne oret e vona te se merkures ne lokalin Pica park qe ndodhet ne lagjen Beselidhja te qytetit te Lezhes per arsye banale 26-vjecari eshte qelluar me arme gjahu nga 32-vjecari Petrit Doda pronar i picerise. Pas kesaj ngjarjeje i riu eshte derguar ne spitalin e Lezhes. Bluzat e bardha i kane dhene ndihmen e pare dhe me pas e kane transportuar per ndihme me te specializuar drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Por me gjithe perpjekjet e mjekeve i riu nuk ka mundur tu mbijetoje plageve dhe ka gjetur vdekjen.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se arriten te arrestonin autorin e dyshuar te vrasjes i cili eshte pronari i ambientit ku ka ndodhur ngjarja. Hetimet e metejshme do te zbardhin detajet e ngjarjes qe i moren jeten 26-vjecarit nga fshati Ishull Lezhe.