E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigranti shqiptar Policet greke me moren 700 euro

Denoncimi

Shqetesim te madh ka sjelle ne komisariatin e policise se ishullit te Kretes denoncimi i nje emigranti shqiptar i cili thote se policet gjate kontrollit i vodhen 700 euro.

Mbremjen e se merkures ne nje kontroll rutine disa police ne ishullin e Kretes saktesisht ne qytetin Iraklio ndaluan nje emigrant shqiptar. Pas kontrollit rezultoi se emigranti shqiptar nuk jetonte i ligjshem ne Greqi ndaj dhe policet e shoqeruan ne polici per te pergatitur dokumentacionin per debimin e tij nga ishulli.

Nje moment emigranti shqiptar tha se policet qe e shoqeruan i kishin vjedhur 700 euro qe kishte me vete. Per zbardhjen e ngjarjes kane filluar hetimet nga strukturat e kontrollit te policise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›