E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy zjarre në Gjirokastër, dëme materiale

Autori i Lajmit: red.
Janë shfaqur dy vatra të tjera zjarri në rrethin e Gjirokastrës, njëra në lagjen “Kodra e Shtufit”, ku dhe është rrezikuar një banesë përveç dëmeve në kullotë si dhe në “Votuca”, ku janë djegur hektarë të tëra me kullota. Brenda 12 orëve të fundit janë 3 raste zjarresh në rrethin e Gjirokastrës. Menjëherë në zonë kanë ndërhyrë zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll dy vatra zjarri ndërkohë që vazhdojnë flakët në Votuca. Po punohet nga policia edhe për shkaqet e rënies së zjarrit.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›