Vritet me një plumb pronari i baxhos
Autori i Lajmit: red.
Një 50-vjeçar ka ngelur i vrarë me automatik në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pranë shtëpisë së tij në fshatin Mesaplik të Vlorës. Ai është qëlluar me armë afër shtëpisë së tij. Mitat Sulçe është qëlluar me një plumb dhe, pasi ka rënë, është ngritur sërish, por vrasësi s e ka lënë me kaq, por ka shtënë edhe me një tjetër plumb duke e lënë të vdekur 52-vjeçarin.
Në momentin e zjarrit Sulçe ka qenë me gjithë të birin afër baxhos që ata kishin ndërtuar në fshat, por nuk ka mundur të identifikojë vrasësin për shkak të errësirës. Policia deri tani nuk ka arritur të ngrejë asnjë pistë hetimi, pasi familja mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008