Rrugorët, 4. 82 milionë lekë gjobë shoferëve
Autori i Lajmit: red.
Vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, blutë e qarkullimit rrugor në tri komisariatet e qarkut: Gjirokastër, Tepelenë e Përmet kanë vendosur 11.496 masa administrative, me një vlerë prej 5.2 milionë lekë, prej të cilave janë likuiduar 8292 masa ose 72.1 për qind e tyre, me 4.82 milionë lekë ose 92 për qind të vlerës së gjobave. Drejtuesit e policisë e kanë justifikuar këtë rritje me rreth 2500 masa administrative në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me rritjen e goditjes ndaj shkelësve të Kodit Rrugor. Sipas tyre, këto masa kanë dhënë efekte edhe në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe rritjes së sigurisë në rrugë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, konstatohet ulje e aksidenteve me pasoja të rënda me 2 raste më pak. Në total janë evidentuar 7 aksidente rrugore, në të cilat kanë humbur jetën 5 persona dhe 3 janë plagosur.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008