E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë false, nis gjyqi për tetë të arrestuar

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Mashtruan bankën duke i marrë 80 milionë lekë, vihen në bankën e të akuzuarve. Janë njohur me akuzën e mashtrimit me kreditë tetë të arrestuarit e operacionit “Kredia e keqe”. Kanë falsifikuar dokumentacionin e nevojshëm për t i “mbushur” mendjen bankës se lekët do t i kthehen dhe për çdo kredi kanë përfituar një përqindje të konsiderueshme. Kjo ka qenë skema që kanë ndjekur në dhjetëra raste tetë të arrestuarit, mes të cilëve dhe një agjent i kredisë. Tashmë në Gjykatën e Tiranës ndodhen për gjykim: Arben Beqiri, Astrit Graceni, Blendi Sharra, Luan Xhika, Mahmut Barziu, Selman Miçi, Shaqir Saliu dhe Taip Çelaj.
Mashtrimi me kreditë
Të arrestuarit për mashtrim me kreditë u zbuluan në kryeqytet më 30 janar të këtij viti. Policia e Tiranës zbuloi për herë të parë një skemë mashtrimi dhe falsifikimi në kreditë. Për këtë ngjarje u arrestuan 8 persona, njëri prej të cilëve oficer kredie pranë filialit të një banke, së cilës, për arsye etike, nuk do t ia përmendim emrin. Operacioni i Antikrimit Ekonomiko-Financiar i koduar “Kredia e keqe” është finalizuar me sukses. Janë arrestuar Taip Çelaj, 26 vjeç, punonjës i filialit të bankës në kryeqytet, Selman Mici, 44 vjeç, Sotiraq Vito, 42 vjeç, Mahmut Barziu, 40 vjeç, Arben Beqiri, 40 vjeç, Astrit Graceni, 66 vjeç, Luan Gjika, 47 vjeç, dhe Blendi Sharra, 32 vjeç. Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nxjerrë dy ditë para prangosjes së tyre.
Akuzat
Para arrestimit të të dyshuarve gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 të akuzuarit për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “mashtrim më shumë se një herë”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “dhënie ndihmë në kalim të paligjshëm kufiri” në bashkëpunim. Tetë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të kundërligjshme për pajisje të personave të ndryshëm në disa qytete të vendit me kredi bankare pranë një banke të nivelit të dytë, në shumën totale 80 milionë lekë të vjetra. Sipas burimeve nga policia, mësohet se këto kredi janë nxjerrë nga të dyshuarit duke bashkëpunuar me oficerin e kredisë, Taip Çelaj, duke përdorur dokumente me të dhëna të rreme dhe në këmbim të nxjerrjes së kredive, personave kredimarrës dhe dorëzanës të kredive u siguronin viza për jashtë shtetit dhe i ndihmonin për kalimin e kufirit shtetëror në mënyrë të kundërligjshme.

Të akuzuarit
Taip Çelaj, 26 vjeç
Sotiraq Vito, 42 vjeç
Mahmut Barziu, 40 vjeç
Arben Beqiri, 40 vjeç
Astrit Graceni, 66 vjeç
Luan Gjika, 47 vjeç
Blendi Sharra, 32 vjeç
Selman Mici, 44 vjeç

Ky lajm është publikuar: 11/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›