Eshtrat e Dajtit, nis ekzaminimi antropologjik
Tirane- Mjekesia ligjore ka nisur dje ekzaminimin antropologjik te skeleteve te gjetura ne nje lugine ne fshatin Qerret, komuna Dajt. Burime nga mjekesia ligjore kane bere me dije se identifikimi i tyre kerkon nje kohe, relativisht deri ne 2 muaj. Sipas mjekeve ligjore emrat e 19 te ekzekutuarve, nuk mund te percaktohen ne kete faze aktuale te punes. Skeletet ishin te demtuara, edhe per shkak te nxjerrjes se tyre ne menyre amatore. Bashke me skeletet jane gjetur edhe disa sende te tjera, si pjese protezash, mbetje rrobash, qe mund te ndihmojne ne identifikimin e te ekzekutuarve. Nga verifikimi i deritanishem eshte arritur ne konkluzionin se mes skeleteve te gjetura eshte nje femer, e dallueshme kjo nga vecorite e kockave te saj. Per kete ngjarje, jane pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethana te hetimit, pjesetaret e familjeve te viktimave te ish-regjimit komunist, qe kane bere kerkime per gjetjen e te afermve te tyre te pushkatuar, te cilet zbuluan edhe varrezen. Nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe ne bashkepunim me Institutin e Mjekesise Ligjore, vazhdon puna per keqyrjen e te gjithave eshtrave dhe mbetjeve kockore, te cilat ndodhen ne morgun e Tiranes. Pas ekzaminimit antropologjik, pritet qe mjekesia ligjore, te dale me nje pergjigje te sakte te numrit te te vrareve, ndersa per sa i takon analizes se ADN-se, ekspertet kane bere me dije se ne vendin tone nuk ka nje laborator te tille.