Fatos Kongoli, dialog me lexuesin e Elbasanit
Romanin e tij të fundit shkon ta prezantojë në vendlindje. Shkrimtari Fatos Kongoli do të jetë sot në qytetin e Elbasanit. Në mjediset e bibliotekës "Qemal Baholli", Kongoli do të prezantojë librin "Bolero në vilën e pleqve", botuar nga "Toena". Shkrimtarët Flutura Açka, Fatmir Musai, Elisabeta Myftari do të ndërhyjnë në këtë prezantim me një referim kushtuar romanit të fundit, por edhe krijimtarisë së Kongolit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini. Shkrimtari do të jetë i gatshëm për një bashkëbisedim me lexuesit, të cilët do të shuajnë kureshtjen rreth krijimtarisë së tij letrare. "Bolero në vilën e pleqve" u konsiderua si një nga veprat më të mira të shkruara nga Kongoli në korpusin e tij prej 10 romanesh në më pak se 20 vjet.
Romani i ri është një përpjekje e mundimshme e autorit për të depërtuar në skutat më të errëta të psikikës njerëzore, një tablo e errët, me ngjyra të rreme të një jete vanitoze dhe të trishtueshme të shoqërisë sonë që sapo është çliruar nga kthetrat e një shoqërie të mbyllur, por që hapjen ndaj botës e përjetoi si shqyerje të portave dhe lirinë si anarki. Dy pleq, në një vilë dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t‘i shtjerë në dorë. Përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura.