Dyfishimi i taksave vendore çon në falimentimin e qindra bizneseve në kryeqytet

Dyfishimi i taksave vendore brenda një viti si për biznesin e vogël, të mesëm dhe atë të madh, i ka dhënë efektet negative ashtu siç parashikohej. Si rrjedhojë, qindra biznese të vegjël e të mëdhenj kanë falimentuar e sa e sa të tjerë po shkojnë drejt mbylljes çdo ditë. Ndonëse u kundërshtua me ashpërsi nga biznesmenët, qeveria dhe qytetarët, Këshilli Bashkiak i Tiranës prej disa kohësh vendosi rritjen arbitrare të taksave vendore. Edhe për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike, rritja e taksa i dhe një goditje tepër të fortë biznesit të vogël.
Pjesa më e madhe e biznesmenëve, të cilët për shkak të taksave kanë mbyllur biznesin, janë ata persona që aktivitetin tregtar të tyre e kanë zhvilluar në ambiente me qira. Janë ta panumërt biznesmenët e biznesit të madh dhe të vogël që deklarojnë se së shpejti aktiviteti i tyre do të mbyllet. Ata shprehen se nëse në virin 2008 kanë pagur 115 000 lekë për taksat vendore, këtë vit paguan 230 000 lekë, çka do të thotë dyfishin e shumës së 1 viti më parë, pa përfshirë këtu taksën mbi fitimin nga qeveria. Veç kësaj, biznesmenët shprehen se edhe dinamika e aktivitetit tregtarë ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar dhe për këtë arsye, kostoja e këtyre taksave, plus shpenzimet e tjera, nuk mbulohet nga ajo çka fitohet. Përkundrazi, sipas tyre, në 4 mujorin e parë të 2009-s, është shënuar më shumë humbje sesa fitim. Biznesi im përvishet në kategorinë e biznesit të madh meqë kam magazinë me sipërfaqe të madhe dhe shes materiale hidraulike me shumicë. Nëse vjet kam pagur rreth 1 milion lekë për taksat vendore, këtë vit ka dhënë 230 000 lekë, pra më shumë se dyfishi. Natyrisht kjo është një goditje e rëndë si për mua, ashtu edhe për të gjithë qytetarët. Jemi të bindur se nuk po arsyeton kush për këto veprime dhe për pasoja që do të sjellin. Në qoftë se sasia e mallit do të vazhdojë të shitet në këtë nivel kaq të ulët, brenda një kohe fare të shkurtër më duhet ta mbyll aktivitetin. Shteti me të vërtetë mbahet me taksat tona, por kjo rritja absurde do të ketë pasoja tragjike për popullin, u shpreh i shqetësuar për gazetën SOT, biznesmeni Agim Hysenllari. Gjithashtu edhe pronarët e lokaleve, biznesmenët e shitjeve me pakicë, e shitjeve me shumicë, profesionet e lira, tregtarët e veshmbathjeve, njësitë e ndërtimit etj., që për të gjithë janë dyfishuar taksat vendore në krahasim me vitin e kaluar, ndajnë të njëjtin mendim, që bizneset e tyre po shkojnë drejt degradimit. Një fenomen tjetër që i shqetëson biznesmenët është mënyra e menaxhimit të këtyre taksave dhe konkurrenca e pandershme në treg. Sipas tyre një pjesë e taksave të velura tani do të shkojnë në fushatë. Megjithatë, rritja arbitrare e taksave në kundërshtim me nivelin e zhvillimit, përveç paralizimit të kategorive të biznesit ka edhe një sërë pasojash të tjera. Sipas specialistëve, si rrjedhojë do të rritet numri i të papunëve, do të rriten çmimet, gjithashtu do të shtohet niveli i varfërisë. Kisha një lokal me qira, për të cilin paguaja 70 mijë lekë në muaj, pa llogaritur ujë dhe drita, ndërsa taksa vendore 60 mijë lekë në vit. Gjithashtu kisha të punësuar 3 persona. Këtë vit duhet të paguaja 120 mijë lekë në vit taksa vendore. Nëse nuk do ta mbyllja lokalin, më duhej të merrja borxh për të mbyllur shpenzimet. Tani jam pa punë, shprehet qytetari, Pajtim Ruka. Kështu të gjithë biznesmenët e të gjitha niveleve, të pyetur për rritjen e taksave vendore, i bëjnë thirrje bashkisë dhe qeverisë të marrin masa sa më parë për uljen e taksave, para pasoja të mëvonshme që do të jenë të pariparueshme.
Roli i taksave në rritjen e varfërisë dhe papunësisë
Biznesi i vogël dhe i mesëm cilësohet si sektori më i rëndësishëm në vend, jo vetëm për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për numrin e të punësuarve. Ndërkaq, si pasojë e rritjes më 115 % të taksave vendore brenda një viti, çdo biznes i falimentuar nxjerr dhjetëra të papunë. Gjithashtu edhe varfëria rritet në proporcion të drejtë me numrin e bizneseve të mbyllura. Kuptohet se kjo është një katastrofë e ardhur me vetëdije të plotë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ndërsa vazhdon telenovela e përpjekjeve për ta ndaluar rritjen e taksave, çdo ditë po falimentojnë me 10 biznese. Deri kur këta taksa të kthehen në shërbime për qytetarët, sipas filozofisë së shtetit ligjor, dëmet në krahun tjetër do të jenë të pa llogaritura.
*************************************************************
Fasonët në krizë, Bashkia e Tiranës dyfishoi taksën e gjelbër
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, e cila grupon Shoqatën e Prodhuesve Eksportues të Konfeksioneve prej Tekstili dhe Shoqatën Kombëtare të Prodhuesve të Këpucëve, vlerëson qëndrimin e Qeverisë Shqiptare për të mos lejuar rritjen abuzive të taksave ndaj biznesit të vogël. Ligji i miratuar së fundmi në Kuvend, shkon në drejtimin e duhur, por ai nuk ka efekt prapaveprues dhe ka dëmtuar financiarisht të gjitha subjektet tona. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, më shumë se njëherë kishte bërë me dije opinionin publik dhe autoritetet vendore se rritja e taksave lokale me më shumë se 1/3 e tarifës brenda vitit, (apo me rreth 400 % krahasuar me vitin 2007) në kushtet kur subjektet që prodhojnë me material porositësi, po përballen me krizën globale si rezultat i mungesës së kontratave të punës me partnerët evropianë, ishte e palogjikshme, e dëmshme dhe e pamenduar. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, nëpërmjet ndërgjegjësimit mediatik, i kërkoi pushteteve vendore, në Tiranë dhe në rrethe, të mos rrisnin në mënyrë abuzive tarifat e një sërë taksash lokale. Kësaj kërkesë të logjikshme të biznesit fasonist, sidomos në Tiranë, nuk iu përgjigj asnjë prej autoriteteve përgjegjëse, duke penalizuar subjektet e biznesit të vogël, që janë duke reduktuar në masë numrin e të punësuarve të tyre dhe në kushtet e paaftësisë së dukshme pagues ndaj shtetit.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve shpreh shqetësimin se pavarësisht ligjit të fundit që kushtëzon rritjen e taksave dhe tarifave vendore, pushtetet lokale rritën me 200% taksën e përkohshme të gjelbër.

Rritja e taksës së pastrim-gjelbërimit për biznesin e madh
Në listën e taksave të rritura për biznesin e madh përfshihet edhe ajo e pastrimit. Kjo taksë u ngrit në të gjitha aktivitetet prodhuese të biznesit të madh. Në vitin 2007, taksa e pastrimit ishte 70 mijë lekë të rinj në njësitë prodhim dhe përpunim, duralumin, metalesh, druri, tapicerie, letre, kartoni, plastmasë etj., të ngjashme me to. Në vitin 2008, kjo taksë u bë 75 mijë lekë, në vitin 2009 ajo shkoi në 80 mijë lekë ndërsa në vitin 2010, ajo arrit në shifrën e 85 mijë lekëve të rinj. Po ashtu edhe në prodhimet ushqimore, bukë, ëmbëlsira, mishi, peshku, bulmeti, pije etj., të ngjashme me to, taksa e pastrimit për biznesin e madh ishte 70 mijë lekë të rinj në vitin 2007. Në vitin 2008 ajo nuk ndryshoi, por në vitin 2009, u rrit në 80 mijë lekë, ndërsa për vitin 2010 shkoi në 85 mijë lekë të rinj. Ndërkaq, në prodhimin e konfeksioneve, etj., të ngjashme me to, kategoria e biznesit të madh paguante 20 mijë lekë të rinj në vitin 2007 si taksë për pastrimin. Në vitin 2008, kjo taksë arriti gati në 4 fishin e saj për këtë biznes, duke kapur shifrën e 75 mijë lekëve të rinj. Por nuk mjafton me kaq, pasi në vitin 2008 taksa për këto njësi prodhimi shkon në 80 mijë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2009 ajo bëhet 85 mijë lekë. Ndërsa institucionet arsimore, kulturore, sportive etj., në vitin 2007 paguanin si taksë pastrimi 1500 lekë/dhomë në vit. Por në vitin 2008, kjo taksë u standardizua në 20 mijë lekë të rinj në vit. në vitin 2009 taksa e pastrimit vijoi të rritje duke u bërë 22 mijë lekë, ndërsa në vitin 2010 ajo arriti në 25 mijë lekë të rinj në vit. Ndërsa për sa i përket taksës së gjelbërimit, veprimtaritë ekonomike të veçanta si njësitë e prodhimit ku bëjnë pjesë prodhim përpunim ëmbëlsirash dhe produktesh ushqimore; prodhim përpunimi pijesh; prodhim përpunim druri, mobilieri, tapiceri; impiante, prodhim dhe përpunim metalesh; prodhim, përpunim tregtim materialesh inerte; prodhim, përpun