Masa e rritjes sipas llojit të pensionit
02/05/2009 8 për qind
është rritja e përcaktuar për të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë që shpërndahen në qytet. Kësaj rritjeje do t’i bashkëngjiten edhe shtesat e veçanta që jepen në formën e kompensimit.
10 për qind
është rritja e përcaktuar për kategoritë e pensioneve familjare për përfituesit e qytetit. Shpërndarja e kësaj shtese do t’i bashkëngjitet masës mujore, që do të ndahet që nga 1 maj.
22 për qind
është rritja më e madhe e skemës, e cila do të shkojë për llojet e pensioneve të fshatit. E njëjta masë rritjeje do të jetë për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar në fshat.
4 për qind
do të jetë rritja që do të shkojë për pensionet suplementare të ushtarakëve, punonjësve të policisë, pilotëve fluturues, detarëve si dhe të personave që janë të punësuar në ndërmarrjet ushtarake.
10 për qind
Përveç rritjes së pensioneve për kategoritë e caktuar, është vendosur që të shtohet edhe masa e trajtimit të veçantë që shpërndahet për të gjithë ish-punonjësit e nëntokës në vend.
126177 numri
i personave që përveç rritjes minimale do të përfitojnë një kompensim në masën 190 lekë, duke e çuar rritjen reale të ardhurave minimale të pensionit në masën 10 për qind, aq sa është miratuar.
12.226 lekë
është kufiri i të ardhurave minimale që do të jepen për pensionet e plota të qyteti. Sipas deklaratës së bërë nga ISSH-ja, ky është kufiri minimal i masës së pensionit për këtë kategori.
100 për qind
është rritja e realizuar për pensionet e fshatit gjatë katër vjetve të fundit. Më 2005-n të ardhurat minimale për pensionet e fshatit ishin 3630 lekë, ndërsa sot kanë arritur në 7234 lekë.
Rritja në 4 vjetët e fundit
Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, e ka vijuar publikimin llogaritjeve edhe me ecurinë e rritjes së të ardhurave të pensionistëve gjatë katër vjetve të fundit, çka ka ndikuar, sipas saj, në rritjen e masës së përfitimit për të gjitha shtresat që bëjnë pjesë në këtë skemë. Konkretisht, të ardhurat e plota minimale në qytet në vitin 2005 ishin 8350, ndërsa duke filluar nga dita e djeshme ato bëhen 12 226 lekë. “Pra, kemi një rritje në të ardhurat për 3876 lekë në muaj, ose 46,4 për qind krahasuar me vitin 2005. Ndërsa të ardhurat minimale për pensionet e plota në fshat ishin 3630 lekë, ndërsa duke filluar nga dje ato bëhen 7234 lekë. Pra, kemi një rritje në të ardhurat për 3604 lekë në muaj, ose 100 për qind krahasuar me vitin 2005”, - ka deklaruar Koldashi.
Përfitimet minimale
Pas llogaritjeve të bëra, janë vendosur tashmë dhe kufijtë minimal të masës së pensionit që do të jepet për të gjitha shtresat përfituese si në qytet, ashtu dhe në fshat. Masat e reja të rritjes së bashku me shtesat përcaktojnë se të ardhurat minimale për pension të plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12.226 lekë në muaj. Ndërkohë që të ardhurat minimale për pension të plotë në fshat nuk mund të jenë më të vogla se 7234 lekë në muaj. Ndërkohë edhe të ardhurat për pension maksimal në qytet bëhen 21.052 lekë. Sipas ekspertëve të sigurimeve, nga kjo rritje do të transferohen drejt buxheteve familjare të pensionistëve shuma 4 412 milionë lekë, fond i cili është vënë në dispozicion të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nga qeveria.
ISSH: Nisi dje shpërndarja e pensioneve së bashku me rritjen e miratuar nga qeveria për 1 majin
Përveç kompensimeve të përfituara me vendime të veçanta do të përfitojnë edhe rritjen e fundit
Zbardhen llogaritjet e reja që do të shpërndahet për të gjitha kategoritë e pensioneve pas vendimit të miratuar nga qeveria për rritjen e vitit, që hyn në fuqi duke filluar nga dita e djeshme. Po në këtë ditë institucionet rajonale të sigurimeve shoqërore si dhe pikat ku shpërndahen pensionet kanë rinisur shpërndarjen e rritjeve të reja, të cilat i bashkëngjiten masës mujore të përfitimit. Në një prononcim të dhënë për mediet drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, është shprehur se përkrah rritjes së aprovuar nga qeveria pensionistët do të mund të tërheqin dhe kompensimet në masën 190 lekë. Kjo e fundit do të jepet për të gjitha kategoritë së bashku dhe me rritjen e përcaktuar. Pensionet e rillogaritur do të shpërndahen sipas një kalendari të caktuar, ku çdo përfitues do të drejtohet për të marrë masën e re të përfitimit mujor sipas datave të zakonshme, në të cilat muaj për muaj marrin pensionet. Pak kohë më parë është deklaruar nga organet e Ministrisë së Financave se politika e rritjes së pensioneve do të jetë në mënyrë proporcionale, kjo me qëllim që të mbrohen e të njihen të drejtat kontributeve të secilës prej kategorizimeve që i bëhen llojeve të pensionit.
Rritjet
Sipas Koldashit, ISSH-ja ka nisur që ditën e djeshme shpërndarjen lidhur me rritjen pensioneve në masën 8 për qind që do të shkojë për pensionet e pleqërisë së qyteteve, 10 për qind për pensionet familjare dhe të invaliditetit po në qytet. Ndërkohë për kategoritë e tjera të pensioneve që jepen në fshat rritja është më e lartë, përkatësisht në masën 22 për qind. Kjo masë rritjeje do të jetë e njëjtë edhe për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar që jepen aktualisht në fshat. Gjithashtu ka nisur të ndahet edhe rritja në masën 4 për qind për të gjitha pensionet suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të policisë së shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake. Ndërsa trajtimi i veçantë i ish-punonjësve të nëntokës është rritur në masën 10 për qind.
Kompensimet
Përkundrejt këtyre rritjeve të deklaruara Koldashi ka shtuar se “të gjitha pensionet minimale të pleqërisë në qytet përveç rritjes prej 8 për qind do të përfitojnë një kompensim në masën 190 lekë, duke e çuar rritjen reale të ardhurave minimale të pensionit në masën 10 për qind. Në këtë kategori pensionesh përfitojnë jo pak, por 126177 persona. Me këtë rritje shtesë të ardhurat minimale të pensioneve që marrin pension të plotë pleqërie bëhen 12 226 lekë. “Kompensimin në masën 190 lekë do ta përfitojnë edhe pensionet e pjesshme të pleqërisë në shtet. Ky kompensim u jepet në proporcion me masën e pensionit që ata kanë. Ky kompensim i bën këto pensione në masën 10 për qind, në këtë kategori përfitojnë 44077 persona. Pra, kompensimin prej 190 lekësh e përfitojnë 203850 persona në të gjithë vendin”, - ka pohuar Koldashi. Sipas të dhënave të publikuara nga ISSH-ja, rezulton se në total nga rritja më e fundit përfitojnë 283702 pensione pleqërie urbane, 41000 pensione invaliditeti urbane, 49 619 pensione familjare urbane. Nga ana tjetër, në fshat përfitojnë 142786 pensione pleqërie, 5467 invaliditeti dhe 11333 pensione familjare. Gjithashtu ISSH thekson se rritja e pensioneve nuk cenon asnjë prej kompensimeve që janë dhënë gjatë periudhave të mëparshme. Pra, të gjithë pensionistët pa përjashtim përveç kompensimeve të përfituara me vendime të veçanta të qeverisë do të përfitojnë edhe rritjen më të fundit, e cila ka filluar që dje në të gjitha zyrat postare të vendit. Drejtoresha Koldashi ka pohuar gjithashtu se skema e pensioneve, veçanërisht për ato të fshatit, në katër vitet e fundit ka pësuar rritje deri në nivelin 100 për qind. Ndërsa pensionet e qytetit gjatë këtij harku kohor kanë pësuar rritje deri në 46,4 për qind.