E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyfishimi i tarifës së shkollimit, duhet studim

14/04/2005  Qeveria Studentore

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Politeknik propozojnë dyfishimin e pagesës për studentet fitues të konkursit për vitin e ardhshëm akademik, nga 10 mijë lekë të reja në 20 mijë lekë.

Qeveria Studentore Shqiptare kundërshton në parim mënyrën sesi është marrë një vendim i tille dhe konkretisht edhe argumentet mbështetëse për rritjen e kësaj pagese.

Dy universitetet nuk janë konsultuar në masë të gjerë as me studentët aktual, as me maturantët e shkollave të mesme dhe as kanë organizuar ndonjë studim i cili paraqet nivelin ekonomik të familjeve shqiptare, të cilat janë më të prirura për të shkolluar më tej fëmijën e tyre. “Rritja e tarifës pa u konsultuar me asnjë nga aktorët që preken nga ky vendim tregon qartë mungesën e vullnetit dhe të demokracisë brenda institucioneve të arsimit të lartë”, thotë në një njoftim për shtyp Qeveria Studentore.

Sipas tyre çdo universitet qoftë edhe privat kur vendos për të dyfishuar pagesën e studentëve e bën atë se ka rritur nivelin e përgjithshëm të arsimit brenda këtij institucioni. Pra, as Universiteti Politeknik e as ai i Tiranës nuk është se këtë vit do të rrisë në masë dyfish auditoret, cilësin e stafit akademik, literaturën, bibliotekat, shërbimet e ndryshme brenda fakulteteve, cilësinë e laboratorëve dhe qendrave kërkimore, apo do të rrisë dyfish transparencën dhe do të ulë dyfish korrupsionin apo edhe abuzimet e ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›