Gra drejtuese! 47 për qind mendojnë se do të shtohen

14/04/2005 Shifrat thonë se besimi i femrave është lëkundur disi por jo aq sa të humbasin shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet po aq fort nga podiumet apo qoftë edhe nga karriget e thjeshta të zyrave. Rreth 47% e tyre mendojnë se niveli i grave në përfaqësim do të rritet në të ardhmen dhe vetëm 35% e tyre besojnë se ky nivel do të ulet. Në rrekjet dhe rropatjet për t’u ngritur, mërzitesh shpesh me veten pse askush nuk të mësoi si përdoren brrylat. Kështu nuk do të ishe rrëzuar ti por ai që do të kishe goditur me apo pa dashje. Por edhe nëse kjo hyn në ato gjërat që në jetë kanë etiketën “nuk duhen bërë”, ndoshta duhen mbyllur sytë dhe të lësh të tjerët të ikin përpara, duke mbytur krenarinë, ambicien. Diana Çuli, shkrimtare e njohur po aq sa edhe aktiviste e shoqërisë civile pohon se sektorët prioritarë si shëndetësia dhe arsimi, mbahen dhe mbështeten pothuajse krejtësisht në punën e grave dhe megjithatë drejtorët janë burra. Po kështu edhe në profesione të tjera shumë rrallë qëllon që një gazetare pasi ka bredhur në terren të shkojë në një studio dhe të japë një koment- analizë për një
ngjarje të caktuar. Sepse edhe me këtë burrat.
Ndryshim mentaliteti
Duke hequr mënjanë shifrat dhe duke folur për atë që shihet me sy të lirë, gratë kanë ndryshuar ndjeshëm mentalitetet e tyre. Më shumë ato që jetojnë në qytete të mëdha (kjo nuk është gjithmonë e thënë për cdo rast). Duam të besojmë se duken të ndryshuara gjithashtu edhe ato femra në zonat rurale, të cilave emigrimi i burrave u ka rënduar peshën e punëve dhe përgjegjësive por vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshme se kërkesat e tyre nuk kanë ngelur më në stadin e barazisë së gruas me burrin. Megjithatë duhet thënë se është punuar shumë me to. Ndryshimi i mentalitetit kërkon kohë. Nuk është njëlloj sikur po ndërton diçka dhe mund të planifikosh se kur përfundon. Mund të kërkojë vite të gjatë për të pritur qoftë edhe një reagim sado të vogël dhe kjo duhet të shërbejë thjesht si shtysë për të vazhduar akoma. Modeleve të cilat duhet të referohemi janë të rrallë, apo mbase më shumë të panjohur. Shkruhet pak, flitet akoma më pak.
Gratë drejteuse flasin pak
Gratë shqiptare, deputete, drejtuese të organeve vendore në gjithë vendin, nuk kanë aq shumë shanc për të folur për punën e tyre, se si ia arrijnë të bëjnë disa role njëherësh në jetë për të qënë aty ku janë. Anëtaret e Parlamentit Europian tregojnë për peripeci dhe vështirësi në kombinimin e jetës mes familjes dhe politikës, ku njëra prej tyre duhet të lihet paksa në hije dhe gati gjithmonë kjo është familja. Dr. Gabriele Stauner, anëtare e këtij Parlamenti shprehet se përvec kësaj, gratë afrohen më pak në drejtim për shkak të modestisë së tyre të tepruar. Ndërkohë që ka edhe një shembull tjetër shumë domethënës. Heidi Hantala, anëtare tjetër e Parlamentit Europian përfaqësuese e Partisë së Gjebër të Finlandës thotë se në vendin e saj duhet të kujdesen për të futur shpesh burra në vendet në drejtim në mënyrë që të ruajnë ekuilibrin e raportit të përfaqësimit. Përpos atyre që thuhen në fushata elektorale, vetë gratë janë duke punuar dhe luftuar që shumë shpejt të kenë një numër shumë më të madh në drejtim. Sërisht sipas Çulit, më shumë gra në parlament do të krijonin një atmosferë krejt tjetër, do të diskutohej dhe trajtoheshin ndryshe cështjet. Madje edhe një kryetare komune do ta bënte sa më të drejtë ndarjen e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve të tjera të nevojshme sociale. Ajo do të ishte në gjendje të kuptonte më mirë ato që një grua me lot në sy, teksa shtrëngon fëmijën në krahë, i thotë se lista në dyqanin e bukës është bërë tejet e stërgjatë. Sepse dinë t’i shohin gjërat më mirë në sy duhet të kenë më shumë besim se janë të afta të drejtojnë po aq sa edhe burrat. Këtë këshillë japin përfaqësueset e Parlamentit Europian. Më shumë besim! Modestia ka mbaruar që tek qënia e saj në dy vende njëherësh dhe fort tek të dyja, në zyrë dhe në shtëpi.