Universitetet, komunikim on-line
14/04/2005 Ndërtimi i një intraneti universitar është bërë i domosdoshëm për futjen e universitetit on-line. Ky intranet duhet të synojë lidhjen e të gjitha strukturave dhe burimeve të informacionit dhe të ketë dalje në internet. Burimet e informacionit do të jenë data-base që kanë të bëjnë me kurrikulat, me burimet njerëzore, me administrimin financiar dhe me projektet. Është dhënë grandi (3 milionë euro) nga Qeveria Italiane dhe pritet OK i MASH-it. Ndërkohë është bërë edhe studimi nga pala greke me fonde të Ministrisë së Jashtme. “Presim kush do të dalë i pari. Kjo gjë do të ndihmojë mjaft për vlerësimin e brendshëm, për transparencën, për marrjen e informacionit dhe përpunimin e tij, si dhe për t’i dhënë akses çdo pedagogu e studenti për t’u informuar e për të dalë në internet. Është e pashpjegueshme që përveç Fakultetit të Shkencave të Natyrës, fakultetet e tjera nuk kanë faqe interneti aktive”, thotë Rektori i Universitetit të Tiranës,Shezai Rrokaj.