Profesorët, pension ekstra dhe pasaportë udhëtimi

14/04/2005 Në Qeveri e Parlament, projekti i statusit të profesorit, trajtim i veçantë për “trurin e kombit”
Një grup deputetësh po lobojnë në parlament për t’iu siguruar Profesorë doktorëve dhe Asistentë Profesorëve një pension ekstra dhe pasaport udhëtimi. Ky status është duke u diskutuar në Qeveri dhe më pas do të shqyrtohet dhe nga Parlamenti. Profesor Ylli Popa dhe Rektori i Univiersitetit të Tiranës ia kanë paraqitur Zëvedëskryeministrit Namik Dokle një projekt-draft të statusit të Profesorit në tetorin e vitit të kaluar. Ky projekt ka marrë një miratim nga disa deputetë të të gjitha ngjyrave, si nga Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Sabit Brokaj, Bamir Topi, Gjergj Koja etj. “Nuk donim që kjo kërkesë të merrte ngjyrim, apo të përdoret për kredo politike”, thotë Rrokaj.
Pasaporta shërbimi
“Ky projekt i është paraqitur për miratim Ministrisë së Jashtëme si dhe Qeverisë. Po presim përgjigje”, thotë Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Sipas tij pedagogët me këtë titull e meritojnë që të trajtohen me një kuadër vizash të ngushtë në regjimin e vizave. “Për këtë kemi marrë dhe konsensusin e disa ambasadave”, thotë Rrokaj.
Pensioni ekstra
Për këta pedagogë dhe akademikë është menduar që të jepet dhe një pension ekstra. “Kjo për të vlerësuar figurën e profesorit, të cilët vazhdojnë t’i japin shoqërisë dhe pas daljes në pension, për shkak të nevojave që kanë profesorët, për kërkime shkencore, botime. Ndërkohë këta profesorë vazhdojnë t’i japin shoqërisë duke u akvizuar në Universitet si të jashtëm dhe ata që punojnë në Akademi, duke vazhduar punët shkencore”, thotë Rrokaj. Një pedagog apo akademik me titullin Profesor ka një pension 11 400 lekë të reja. Është menduar që pensionit aktual t’i shtohet dhe një pension ekstra që zë 50 për qind të pagës së tij, ndërsa një Asistenti Profesor t’i jepet një pension ekstra sa 40 për qind e pagës. Por, shuma e të dyjave nuk duhet të kapërcej 75 për qind të pagës që merr. Me këtë pensionë është menduar që të trajtohen dhe ata që kanë dalë aktualisht në pension dhe ata që do të dalin. Duke qenë se mosha e pensionit është rritur nuk janë të shumtë ata që dalin në pension, por dy deri tre profesorë në vit.
Sa i kishton buxhetit
Pa u bërë rritja e pagave në muajin tetor, ishte llogaritur që ky pension t’i kushtonte buxhetit të shtetit gjithësej 46 milionë lekë. Për të arritur titullin Profesor duhet një karrierë 16 deri 17 vjeçare. Kështu, që i bie që Profesori të kontribuojë për pensionin e vet dhe 20 vjet të tjera. Ndërkohë që me rritjen e pagave rritet dhe masa e kontributit të derdhur në sigurime.
Këta profesorë përgatisin të rinjtë
Gjatë kohës që këta profesorë punojnë si të jashtëm në një Universitet përgatisin profesorët e rinj, ata që do të marrin këtë titull, rrjedhimisht sigurohet vazhdimësia institucionale. Numri i studentëve është duke u shtuar nga viti në vit, kështu që dhe nevojat për profesoriat janë të mëdha. Por, këto kërkesa kanë dhe një faturë. “Si rektorë jam në mbrojtje të vlerës së institucioneve, por s’më takon të flasë për mundësitë që ka qeveria për këtë gjë”, thotë Rrokaj.
Çeço: Profesorët duhen vlerësuar
“Ne si deputet e kemi çuar për miratim në Qeveri dhe do të presim dhe mendimin e tyre. Eshtë një nismë deputetësh dhe mendoj se për profesorët duhet të ketë dhe lehtësira, si për t’i vlerësuar, por dhe për t’ju krijuar kushte për të punuar me dinjitet dhe pas moshës së pensionit. Në parim jam pro kësaj nisme, pasi ky grup pedagogësh dhe punonjësish shkencor duhet vlerësuar, pasi janë në shërbim të shoqërisë, edukimit dhe shkencës. Parimisht jam pro kësaj nisme. Por, duhet parë dhe e kryqëzuar me mundësitë ekonomike për t’u realizuar. Megjithatë janë një numër i vogël dhe fatura nuk është shumë e madhe. Shoqëria duhet të ndërgjegjësuar se se duhet të sakrifikojë pak për ta”, thotë Nënkryetarja e Parlamentit, Makbule Çeço.