E vjetra, mohuar nga shansi i luksit
14/04/2005 Ziso Kamberi
Enët e vjetra, a gjym prej bakri i përdorur mjerueshëm, fruti i heshtur, pa mitologji i arrës... piktori Ziso Kamberi i vendos mes nostalgjisë dhe modernitetit, shenja të 2004-ës, me të cilat vjen pa zhurmë në ekspozitën e hapur në galerinë private Ti&Gi
“Paske derdhur shumë mund!”, i tha piktori Besim Tula, kur pas pak kohësh, piktori Ziso Kamberi po nxirrte nga bagazhi i makinës katalogun e 2004-ës me krjimtarinë më të fundit.
Duke shënuar fjalët e respektit, në autograf, Ziso ia ktheu: Është një dështim...!
Grafisti Abaz Hado, me të cilin kanë hapur ekspozitën në Ti&Gi, thotë se, “Ziso është i vetmi piktor që shan veten”. I ka qëlluar dhe atij, vetë piktorit, ta pohojë me “sinqeritet” se, ngandonjëherë i vjen turp të thotë se është piktor, madje, tallet me veten kur thotë se është, fjala vjen kaldaist, motorist... etj. Gjithë këtë lojë-arrogance e ka vetëm se piktori Ziso Kamberi, me gisht tregues, të kthen tek vetvetja. Ka mur të trashë ndarës mes piktorit dhe sofizmit të tij për artin. Përqëndrimi tek më e pastra e mundshme, e ka bërë ekzigjent, që piktori e kërkon si nevojë të brendshme, duke u vetëkritikuar ashpër.
Nga shtypi sapo ka nxjerrë katalogun “Fossil, Ziso”, punët e të cilit kanë shoqëruar pritjen shqiptare në Vjenë, në selinë e “Raiffeisen Bank”.
Por, njëkohësisht nga ky cikël ka shkëputur disa tablo, duke u paraqitur pa shumë zhurmë në galerinë private Ti&Gi, një promovim mes miqsh dhe rreth të ngushtë kolegësh.
Andej nga Galeria Kombëtare e Arteve preferon të jetë, por heshturazi, në qosh të pritjes së vlerësimit, i duket më e rehatshme të jetë diku larg gojës së medias.
Thellë-thellë nuk kërkon ta kalojë me ironi situatën, por vlerëson realisht se veprimtaritë e Galerisë sot me vërshimet e lloj-lloj ekspozitave, të paktën do mund të thyejnë mitet e stampuara të pikturës. Ziso Kamberin instikti e tërheq te garancia për të mbijetuar.
“Merren me art, më tepër se sa për të përsosur vetveten, për të kuptuar atë. Në botë gjen forma nga më të ndryshme të veprave të artit, të cilat kanë vetëm tendecën për të qenë të bujshme, që me dinakëri kapin shijet banale të shikuesit të gjerë, i cili është blerësi më i madh në këtë rast, duke shfrytëzuar shijet e kohës, të ditës për të bërë vetëm lekë. Vetëm kaq”, thotë piktori. Kësaj do t’i shkonte vlerësimi që i ka bërë kritiku i njohur, kur pa punët e Kamberit në Strasburg, nën testin “Shqipëria historike”. Vitorio Zgarbit do t’i binte në sy piktura bio e shqiptarit, duke i lejuar gazetarëve të shënojnë se ky “piktor do të lërë gjurmë”.
Kamberi si Fossil
Mbi piktorin mund të rëndojnë mjaft kohë. Katalogu, ashtu sikurse dhe ekspozita, që përshfin një koleksion objektesh, për Zison nuk ka psonisje ushqimesh dhe shijesh të përmalluara si dikur, por ndihet si shpërthim i brendshëm.
Ai gjymi prej bakri, i përdorur mjerueshëm, është shenjë e 2004-ës, ashtu siç mbledh gjithë enët e vjetra, të prekshme, që shkaktojnë jo aq ndjesi nostalgjie, por moderniteti, frymë kohe. “Marrja e tyre në vitin 2004, objekte që nuk kanë të bëjnë thjesht me nostalgjinë, ajo është prezente aty, por, ndërkohë është rivlerësimi i tyre nga pikëpamja estetike”. Evidentimi i këtyre objekteve, të cilave iu është mohuar shansi i luksit për të tërhequr syrin e zonjave të shtëpisë pas viteve ’90, për piktorin shkon gati në kufijtë e varfërisë, duke qenë sa më pak të zhurmshme.
Kjo është një nga arsyet që e bën të vështirë faktin që ato të jenë edhe më pak të pëlqyeshme për syrin, duke e çuar Kamberin në retorikën se cili element do t’i bëjë këto vepra arti. “Atëherë vjen ndërhyrja ime, pasi jam më afër këtyre elementëve, që nganjëherë janë sa piktorike dhe jashtë piktorike. Këto organizohen materialisht mbi një sipërfaqe dydimensionale, në një marrëdhënie të gjatë, që gjithmonë kërkon një frymëzim, për të mos humbur fillin se çfarë ke dashur të thuash nga fillimi në fund te kjo pikturë”, thotë piktori.
Bashkë me ushqimet të lëna mbi tavolinë, objektet duken të rrëshqitshme, gati sikur luan shijen e tyre tek afron t’i marrësh. Qysh nga pëlhura, sugjestionimi më i parë është prekja, tërheqja dhe largimi, duke ndjekur linjën e një filli të hollë spostimi...
“Ajo që i bën ato të marrin frymë është më tepër sensacioni që kanë, pasi i vendos në marrëdhënien time me publikun. Përderisa ato ke qejf t’i marrësh, ti shikosh, ato janë rezultat i atyre subjekteve që i kam pikturuar me dashuri, ose janë mënyra se si i kam evidentuar në një formë të tillë kompozicionale”, qartëson piktori misterin e materies në “Fossil”.
Me dëshirën e beftë për të fiksuar se s’bën eksiztencën dhe siguruar jetëgjatësinë, Ziso kërkon arsyet për të krijuar një sfond të garantuar. Arra, kjo është gjetja. Fruti-farë, jo i bujshëm për piktorin dhe që e dëshiron shumë, për faktin se është pa mitologji. “Më pëlqen arra, përveçse është shumë e strukturuar si frut, për të mos folur për cilësitë ushqimore, është shumë i pasur së jashtmi dhe jo i bujshëm, nuk është ndonjë frut që ka lidhje me mitologjinë, siç mund të ishte molla, por dhe për mollën kam po aq respekt, sepse ndodhet në qendër të zinxhirit ushqimor edhe prezenca e saj në “Bibël”, nuk ka atë kuptim që i japim ne, pra e lë atë të shenjtë. Ka një kuptim tjetër më organik të fjalës, pra, ne duhet të hamë çdo ditë nga një kokërr mollë, kurse arrat duhet t’i hamë nga dy ose tri kokrra në ditë”, thotë piktori.
Më tepër se sa fenomen, ngjarje apo fabul, për Kamberin në këtë sofër gjendet më tepër dëshira për të organizuar materien vizuale, ku sebepin e bëjnë disa objekte, jo të huaja për syrin e një shqiptari, por nganjëherë shumë të dashura, të fisme.
***
Për arketipin e piktorit ka shkruar një kritik italian, kur thotë se ai është “...një lloj elfi flokëkuq e me gjuhën brisk, por askurrë cinik, patjetër ironik, misterioz, i ëmbël, i egër, i kujdesshëm, shumë i largët. Hera-herës zhduket për t’u rishfaqur sërish, duke buzëqeshur njësoj si para se të largohej... se ku ka qenë, ç’mund të ketë sjellë ai largim i papritur i tij nuk dihet; e vetmja gjë e sigurtë është se tani është këtu e më flet, gjithnjë i tërthortë në fjalë”.