E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, arrestohet një 23-vjeçar për vjedhje

Një i ri i akuzuar për vjedhje ka rënë në prangat e policisë së Gramshit. Blutë e rrethit të Gramshit kanë arrestuar shtetasin Behar Mema, 23 vjeç, i cili akuzohet për grabitje.

Sipas policisë Mema kishte grabitur shtëpinë e shtetasit A.M në fshatin, Irmaz Kukur. Ngjarja ka ndodhur në datë 20 gusht, ku Mema kishte grabitur 20 mijë lekë dhe stoli floriri gjatë grabitjes së banesës.

Dhe jo vetëm kaq, por Mema pasi ka grabitur ka goditur me mjete të forta pronarin e shtëpisë. Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›