E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyfishohet numri i bizneseve në Kamzë

Panairi

Numri i bizneseve në qytetin e Kamzës ka pësuar rritje deri në dyfish, krahasuar me dy vite më parë. Qyteti, që njihet ndryshe dhe si zonë industriale, për shkak të pozicionit gjeografik dhe fare pranë Tiranës ka pësuar zhvillim të konsiderueshëm. Të dhënat e publikuara nga bashkia tregojnë se nga 700 biznese që ishin në vitin 2008, numri i tyre në 2009-n ka arritur në 1600. “Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti u regjistruan rreth 113 biznese të reja. Kjo ka bërë që të rritet numri i të punësuarve dhe të ardhurat për investime”, thotë kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu. Gjatë ditës së djeshme, Qendra e Zhvillimit të Biznesit në Kamzë ka çelur panairin e parë të biznesit. Ky panair është i pari i këtij lloji, realizuar kjo në pragun e krijimit të trevjetorit të themelimit të kësaj qendre. Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 firma të ndryshme, të cilët kishin ekspozuar në stendat e tyre shërbimet që ata ofronin. Në çeljen e panairit nuk ka munguar edhe deputeti i zonës, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›