Dyfishohet numri i familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Varfëria në qytetin e Tiranës është në nivele mjaft të larta. Sipas informacioneve të grumbulluara nga gazeta, rezulton se në Tiranë ka një numër të konsiderueshëm të familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme dhe për më tepër nuk marrin ndihmë ekonomike. Në një prononcim për gazetën kreu i Ndihmës Ekonomike për Tiranën ka bërë me dije se nga inspektimet që po bëhen rezulton se ka një numër mjaft të lartë të familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme dhe që nuk kanë të ardhura monetare as për të përgatitur formularët dhe dokumentet për aplikimin për ndihmë. Numri i familjeve që jetojnë nën minimumin jetik në qytetin e Tiranës nga viti në vit ka ardhur në rritje. “Nga evidentimet që ne kemi bërë në qytetin e Tiranës rezulton se janë me mijëra familje që nuk janë në gjendje të plotësojnë dokumentet e më pas ti dorëzojnë ato në komuna për të përfituar ndihmë ekonomike. Ndaj ne jemi duke përgatitur së bashku me Ministrinë e Punës një paketë ushqimore për këto familje si dhe kemi ngritur një grup pune, për të, në mënyrë që të shkojnë në shtëpitë e këtyre familjeve dhe së bashku të plotësohet dokumenti në mënyrë që më pas të trajtohen me ndihmë ekonomike”,- pohon drejtori i Ndihmës Ekonomike për Tiranën, Lulzim Konçi.
Varfëria në kryeqytet
Në një prononcim për gazetën, drejtori i Zyrës Rajonale, Tiranë, Lulzim Konçi, bën të ditur se numri i familjeve të varfra dhe ekstremisht të varfra, kohët e fundit, ka ardhur në rritje duke shkuar në mbi 9 mijë familje vetëm për qytetin e Tiranës. Kështu, zyra Rajonale e Ndihmës Ekonomike ka bërë një analizë të skemës së ndihmës ekonomike ku 4514 familje jetojnë në nivelin me ekstrem të varfërisë me një numër prej 17.516 anëtarësh. Ndërsa 1767 është numri i kryefamiljareve femra, të cilat mund të jenë të veja, të divorcuara ose vajza nëna. Gjithashtu, nga sondazhet dhe verifikimet e shumta që janë bërë rezulton se 3644 familje me një numër 15.500 anëtarësh, jetojnë në kushte ekstremisht të varfra. 707 janë gra kryefamiljare me një numër 2264 anëtarësh jetojnë në kushte ekstremisht të varfra. “Problemi i varfërisë për ne që merremi me këtë fushë është një problem i rëndë social që bashkitë, minibashkitë dhe komunat duket se nuk e kanë kuptuar, kështu kjo është arsyeja që më vjen keq ta pranoj këtë të vërtetë që punonjësit socialë, megjithëse paguhen me këtë emërtesë vetëm punën e punonjësit social nuk bëjnë, duke u angazhuar me problemet e ndihmës ekonomike”,- ka theksuar drejtori i Ndihmës Ekonomike, Lulzim Konçi.
Varfëria
Kriza ekonomike rrit numrin e familjeve në skemën e NE
Drejtori i zyrës rajonale për ndihmën ekonomike në Tiranë ka bërë të ditur se numri i familjeve që janë trajtuar me ndihmë ekonomike nga viti 2008 në 2009 ka ardhur në rritje. Si pasojë edhe numri i varfërisë është në rritje. “Duke e krahasuar me të dhënat e fundvitit 2008 skema e ndihmës ekonomike ka ardhur në rritje me një shifër 1096 familje më shumë se viti 2008. Kjo ka ardhur si rezultat i prurjeve të shumta nga rrethet drejt kryeqytetit si dhe futja në skemën e ndihmës ekonomike të familjeve jashtë kritereve ligjore si dhe mungesa e tregut të punës sjell pasojë rritjen e varfërisë. Pra, po ta shikojmë dhe gjykojmë drejt këtë fakt, vërejmë atë që përmenda me lart, pra institucionet vendore bëjnë shumë pak për integrimin e kësaj shtrese në shoqëri dhe rritjen e abuzivizmit në dhënien e kësaj ndihme”,- pohon Konçi. Ndër të tjera Konçi është shprehur që pushteti vendor të ulë numrin e familjeve të varfra dhe të menaxhojë më mirë fondet. “Në aktualitetin që jetojmë kaosin alogjik, mosdëshirën dhe paditurinë e mjaftueshme për të gjetur rrugë dhe zgjidhje imediate për shtresat ekstremisht në nevojë, pushtetet vendore, për hir të vërtetës, duhet të menaxhojnë më mirë fondet dhe resurset e tyre të brendshme. Ndaj del e domosdoshme ndërhyrja e shtetit si i vetmi mjet për daljen nga kjo gjendje”,- ka theksuar drejtori i Ndihmës Ekonomike, Lulzim Konçi.
Prioritetet për 2010
- Të shqyrtohet dhe të zbatohet sa më shpejt paketa e një ndihme ushqimore për shtresat ekstremisht të varfra sipas një organizimi në bashkëpunim me pushtetin vendor
- Njohja dhe zbatimi i dispozitave ligjore e nënligjore nga administratorët shoqërorë në njësitë vendore, me synim parandalimin e abuzimeve dhe shkeljeve ligjore.
- Punë e veçantë do të bëhet me administratorët, me synim që përfituesit të jenë të ligjshëm dhe të përfitojnë maksimumin që u jep ligji.
- Parandalimi i përfitimeve të padrejta dhe zbulimi i familjeve që u takon ndihma ekonomike dhe që, për arsye të ndryshme, nuk arrijnë të plotësojnë dokumentacionin.
- Rakordimi i punës me administratorët për të parë në vend gjendjen socialekonomike të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe nxjerrjen e konkluzioneve për mbarëvajtjen e skemës së ndihmës.
- Bashkëpunimi me zyrën e auditit në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Punës, për të qenë të informuar me dispozitat ligjore e nënligjore dhe masat e menjëhershme për zbatimin e tyre.
- Për të gjithë veprimtarinë mujore të auditit nga inspektorët do të bëhet njohja dhe tërheqja e konkluzioneve me të gjithë inspektorët dhe administratorët në rang Prefekture.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010