Shqipëria, Kremlini sngushëllohet nga dëbimi i kinezëve
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Moskë, 12 maj 1978 – Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar deri tani në lidhje me pohimin e Pekinit se trupat sovjetike kanë hyrë në territorin kinez dhe kanë qëlluar duke plagosur disa kinezë. Që sovjetikët janë në gjendje që kryejnë sulme të armatosura ndaj Kinës kjo tregohet dhe në raportet e shërbimeve sekrete perëndimore që datojnë prej 1969. Në to thuhet se Kremlini ka menduar seriozisht tu shpallë luftë kinezëve për të siguruar kufijtë e vet njëherë e përgjithmonë dhe të eliminojnë përfundimisht një fuqi bërthamore si Kina. Vendimi i sovjetikëve për të mbajtur 500 mijë trupa përgjatë kufirit kinez është shumë i kushtueshëm për ekonominë e kufizuar sovjetike, për më tepër që ushtarët përdoren gjithashtu dhe në projekte ndërtimi në Siberi dhe Lindjen e Largët Sovjetike. Pak përpara vizitës së presidentit Leonid Brezhnjev në Lindjen e Largët për të qenë dëshmitar në manovrat ushtarake përgjatë kufirit kinez, gazeta e organit të partisë, “Pravda”, botoi një artikull me të dhëna shumë të detajuara të përpjekjeve që Kremlini ka bërë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjet me Pekinin. “Pravda” paralajmëroi se Pekini donte që të tërhiqte trupat kufitare sovjetike me anë të mashtrimit dhe më pas të pushtonte territoret e zotëruara nga sovjetikët prej më shumë se një shekulli. Konflikti për kufirin u përshkallëzua nga lufta e ashpër politike mes Pekinit dhe Kremlinit. Sovjetikët ngarkojnë me përgjegjësi kinezët me fuqitë pothuajse mistike të tyre për tu përzier në çështje që su takojnë. Për shembull, rusët kanë akuzuar kinezët se ata kanë pasur gisht në rrëmbimin e udhëheqësit italian Aldo Moro dhe se janë përpjekur që të dobësojnë ndikimin sovjetik në Lindjen e Mesme. Ky dyshim në aftësinë e Pekinit për të projektuar interesat e tij jashtë kufijve të vendit, buron pa dyshim nga sipërmarrje të tilla të Kinës si mbështetja afatgjatë e Shqipërisë, e cila i ktheu shpinën Moskës vite më parë. Kremlini publikisht është shprehur se nuk ka marrë ngushëllimin e nevojshëm nga fakti që udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha dëboi vitin e shkuar edhe kinezët dhe po përpiqet të vazhdojë përpara i vetëm pa mbështetjen e ndonjë fuqie të madhe. Leonid Brezhnjev, pas prishjes me Kinën, i shtriu dorën e miqësisë Hoxhës gjatë një fjalimi më 25 tetor 1976. Por nga ana tjetër erdhi menjëherë refuzimi ndonëse indirekt në Kongresin e Partisë së Punës të Shqipërisë. Enver Hoxha kundërshtoi haptazi dhe përpjekjen më të fundit të udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, për të rikthyer edhe një herë tjetër marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy ish- aleatëve komunistë. Udhëheqësi i Partisë Komuniste Kineze, Hua Kuo Fen, do të thyejë traditën shekullore të izolimit kinez, pasi pritet të zhvillojë një tur në Ballkan, e pikërisht në disa prej vendeve aleate të sovjetikëve. Vendi i parë që ai pritet të zgjedhë për të vizituar do të jetë oborri evropianolindor i Kremlinit për të shfaqur mbështetjen për presidentin Nikolae Çaushesku dhe politikën e tij rebele të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Më 1971, kryeministri Çu En Lai, gjatë një bisede me një gazetar, tha se vendet e vogla komuniste të Evropës (Rumania, Jugosllavia dhe Shqipëria) nuk mund të prisnin diçka më shumë se mirëkuptimi i Pekinit. “Ne nuk do ti tradhtojmë kurrë shokët tanë. Ne i përkrahim këto vende të vogla dhe mesatare... Ne i përkrahim ato dhe do ta përforcojmë sa të mundemi mbështetjen për to. Sidoqoftë, ne jemi shumë larg Evropës dhe, siç e dini, një nga proverbat më të njohura tona thotë: Uji i largët nuk mund ta shuajë zjarrin. Aspiratat sovjetike për të ndikuar në sferat aziatike të Kinës është gjithashtu një nga shkaqet e tjera të konfliktit. Moska e ka akuzuar Pekinin se ka mbështetur kamboxhianët në konfliktin e tyre kufitar me Vietnamit promoskovit dhe se po përpiqet që të bllokojë sovjetikët nga çdo vend tjetër në Azi. Kremlini ka dhe një shqetësim më të thellë për sa u përket manovrave delikate mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre bilaterale. Sovjetikët i kanë akuzuar të dyja këto vende se po krijojnë një bandë mes tyre. Kjo temë u prek sërish nga një shkrim-koment i Mikhail Gjeorgjievit ditën e djeshme, i cili shkruan shpesh për Kinën në “Pravda”. Gjeorgjievi fajësonte Pekinin “që kishte deklaruar hapur se ata nuk e kundërshtonin” prezencën ushtarake amerikane në Azi. Ai përsëriti pikëpamjen e Kremlinit se politika e jashtme e Pekinit është “dominuese... antisovjetike” dhe tha se strategët e Kinës “nuk i mbajnë të fshehura pretendimet e tyre për të pushtuar më shumë se 200 ishuj në Detin Jugor të Kinës, duke dashur të dominojnë rrugët detare, të cilat janë të një rëndësie jetësore për shumë vende”. Dominimi i këtyre rrugëve detare është një çështje ku sovjetikët kanë shumë më tepër eksperiencë. Me aleatët e tyre kubanë, ata kanë arritur të forcojnë me sukses qeverinë marksiste të Etiopisë në luftën e këtyre të fundit kundër Somalisë në Bririn e Afrikës. Kjo i jep Kremlinit bazat e dominimit të rrugëve detare në Oqeanin Indian, aq të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera Perëndimore.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010