Rama: “Transporti publik së shpejti me sistem elektronik”
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Kryebashkiaku Rama ka parashtruar dje masterplanin për përmirësimin e kushteve në Transportin Publik. Për këtë, ditën e dijeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar një takim me Shoqatën e Transportit Qytetas dhe ka kërkuar investime në automjete dhe krijimin e komoditetit për qytetarët, kjo me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e transportit publik kundrejt atij privat. Nga ana tjetër Rama u ka premtuar operatorëve të shërbimit urban se do të krijojë korsi më vete për autobusët në 23 rrugë të tjera të kryeqytetit si edhe ngritjen e qendrave të konrollit të trafikut për të ndëshkuar më lehtë shkelësit e rregullores së qarkullimit apo dhe mosrespektimit të orareve të sistemit të kontrollit elektronik të biletave. Një tjetër masë do të jenë investimet për mjetet e transportit publik, të cilat duhet të jenë të pajisura me ajër të kondicionuar, hyrje e lehtë në mjetet bus, autobusë të pajisur me platformën për personat me aftësi të kufizuar, siguria në bord, sisteme kamerash, sisteme monitorimi, kontrollit të flotës së mjeteve. “Duhet të ngrihet qendra e kontrollit të trafikut dhe e menaxhimit të trafikut me një sistem të ri të menaxhimit të transportit. Ne kemi një projektide për të vendosur sistemin elektronik të kontrollit të biletës në autobusë”,- u shpreh Rama. Ndër të tjera, në tryezën që Rama pati me Shoqatën e Transportit Qytetas dhe operatorët e shërbimit, premtoi se do të ketë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe do të nxiten të zgjedhin autobuset e jo makinën private duke ulur ndjeshëm trafikun në kryeqytet. Megjithatë, në moszbatim të këtyre kushteve, që në momentin e hyrjes në fuqi, do të ketë saksione të qarta deri në vendosjen e gjobave.
Prezantimi i projektit
Bashkia e Tiranës ka premtuar përmirësimin e këtij shërbimi vetëm në vitin 2011, pasi mendohet të zbatohen katër projekte të rëndësishme të saj, kryesisht në infrastrukturën rrugore, në prioritetet e rrugëve më të rëndësishme për të lëvizur, menaxhimin e lëvizjes si dhe mjetet e transportit publik. Këto projekte janë publikuar dje nga kryebashkiaku Edi Rama, gjatë një takimi me Shoqatën e Transportit Qytetas dhe operatorët e shërbimit.
Për tu krijuar kushte të mira udhëtimi qytetarëve, kryebashkiaku Rama ka kërkuar nga operatorët e shërbimit të rinovojnë mjetet e transportit urban. Sipas Bashkisë së Tiranës, sot sfida e saj është zgjidhja e disa aspekteve më të rëndësishme dhe problematikave të shërbimit, rritja e standardit të shërbimit dhe komoditetit të qytetarit, sidomos kjo e krahasuar me standardet e vendeve të tjera evropiane, në kuadër të rrugës së integrimit në BE. Për të kontrolluar mjetet e transportit publik është ngritur një qendër e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut, e cila do të funksionojë me sistem elektronik. Bashkia e Tiranës rekomandon disa masa disa prej të cilave janë rinovimi i parkut të mjeteve, ku synohet të vihen në shërbim të qytetarëve mjete të reja për çdo linjë (pjesa më e madhe do të kryhen në vitet 2010-2011). Një tjetër masë do të jenë investimet për mjetet e transportit publik, të cilat duhet të jenë të pajisura me ajër të kondicionuar, hyrje e lehtë në mjetet bus, autobusë të pajisur me platformën për personat me aftësi të kufizuar, siguria në bord, sisteme kamerash, sisteme monitorimi, kontrollit të flotës së mjeteve.
Urbanët do të pajisen me kondicionerë
Në moszbatim të kushteve apo kritereve që në momentin e hyrjes në fuqi të këtyre risive, do të ketë saksione të qarta. Gjoba të përcaktuara mirë, për një gamë të gjerë shkeljesh në transportin kombëtar variojnë nga 1500-5000 lekë. Ndërsa me ligj janë vendosur rregulla të detyrueshme për tu zbatuar, për shkelësit deri tani ska pasur penalizime konkrete. Projektvendimi i fundit për “Vendosjen e gjobave në vend për shkeljet e kryera në fushën e transportit rrugor”, i cili u kalua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ka në fokus detajimin e shkeljeve dhe sanksionet përkatëse. “Në këtë mënyrë do të rriten standardet e këtij shërbimi dhe cilësia e tij”, bën me dije Bashkia e Tiranës, që ka bërë propozimet përkatëse. Objekt i zbatimit të këtij vendimi do të jetë transporti në linjat qytetëse dhe ato ndërmjet qarqeve, shërbimi taksi, agjencitë e transportit të udhëtarëve, transporti i mallrave për të tretë dhe me qira. Të gjitha subjektet që ofrojnë këtë lloj shërbimi do të jenë të detyruar që të zbatojnë rregullat e vendosura. Në të kundërt do të gjobiten për secilën shkelje. Mungesa e pastërtisë së mjetit, mosvënia në funksion e ventilimit, përdorimi me tone të larta të radiove dhe magnetofonave, janë disa prej tyre. Gjithashtu, do të jetë kusht që të mos merren më udhëtarë jashtë kapacitetit të përcaktuar në lejen e qarkullimit. Fatorinot dhe shoferët duhet të pajisen me uniforma ku të jetë stampuar stema e institucionit të Bashkisë së Tiranës, si dhe emri i subjektit transportues. Mosvënia e mbishkrimit, lidhur me dyert dhe dritaret e emergjencës, “dalje emergjence” do të ketë sanksionet përkatëse.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010