Rregullat e reja për legalizimet, më 12 mars nis procesi
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin për legalizimet do të zbatohen që prej datës 12 mars. Nga kjo datë, të gjithë qytetarët që kanë nisur procesin e legalizimeve dhe kanë kryer pagesën apo ata që ende nuk kanë nisur procesin, do të mund të vënën në përdorim edhe bonot e privatizimit. I kontaktuar nga gazeta, kreu i ALUIZNI-t në Tiranë, Agim Berisha, është shprehur se qytetarët do të kenë tre muaj kohë për të kryer pagesën për legalizimin me bono, që nga data që hyn në fuqi ligji i ndryshuar me vendim qeverie. Sipas Berishës, në bazë të ndryshimeve të ligjit, qytetarët që janë në proces legalizimi do të mund të kryejnë pagesën për legalizim në bazë të kritereve që parashikon ligji. Ndërkaq, Berisha ka sqaruar edhe procedurën që do të ndjekin personat që e kanë kryer pagesën. Sipas tij, këta qytetarë duhet të paraqiten për të kryer edhe një herë pagesën me bono dhe të marrin kompensimin për pagesën që kanë bërë në monedhë.
Skema e re e pagesës
Ky ligj parashikon si formë alternative pagese, për parcelën ndërtimore të objektit informal, bonot e privatizimit, krahas pagesës në lekë, në vlerë të plotë monetare. Poseduesit e objekteve informale me funksion banimi apo të përzier, të kualifikuara për legalizim, me hyrjen në fuqi të ligjit, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë, për pagesën e parcelës ndërtimore me bono privatizimi, sipas përcaktimeve të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 10219. Bëjnë përjashtim nga ky rregull, objektet informale me destinacion socialekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni, dhe shtesat informale në objekte me leje.
Ndryshimet
Ky ligj parashikon si formë alternative pagese, për parcelën ndërtimore të objektit informal bonot e privatizimit, krahas pagesës në lekë, në vlerë të plotë monetare. Poseduesit e objekteve informale me funksion banimi apo të përzier, të kualifikuara për legalizim, me hyrjen në fuqi të ligjit, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë, për pagesën e parcelës ndërtimore me bono privatizimi, sipas përcaktimeve të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 10219. Bëjnë përjashtim nga ky rregull, objektet informale me destinacion socialekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni, dhe shtesat informale në objekte me leje.
Jashtë vijës së verdhë
Përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit, ndahen sipas vendndodhjes së objektit informal dhe sipas sipërfaqes së parcelës që kalon në pronësi të poseduesit të ndërtimit informal. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet.
Brenda vijës së verdhë
Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Ligji parashikon përfitimin e lehtësive të parashikuara në të, edhe për poseduesit e objekteve informale, që kanë kryer pagesa të mëparshme, të parcelës ndërtimore të objektit.
Rikthimi i pagesave
Referuar ligjit, të gjithë ata qytetarë që kanë bërë pagesa të mëparshme për legalizimin e objekteve të tyre pa leje mund të përfitojnë nga rikthimi i fondeve, nëse kërkojnë që të rikryejnë pagesën duke e zëvendësuar me bono thesari. Këto subjekte, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të bonove të privatizimit, kanë të drejtë që brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr 10219 “Për disa shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-t. Procedurat dhe afatet për rimbursimin e tyre, do të rregullohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010