Kriza në Greqi, deputetët gjermanë: “Na shisni Korfuzin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Dy deputetë gjermanë i kanë propozuar qeverisë greke të shesë ndonjë nga ishujt e saj të mrekullueshëm për të paguar borxhet. Lajmi është publikuar në gazetën e përditshme gjermane Bild, e cila e përmbledh kështu deklaratën e tyre: “Ne ju japim paratë, ju na jepni Korfuzin” Propozimet shkojnë më tej duke kërkuar shitjen dhe të ishullit Akropili. Shteti grek duhet të heqë dorë dhe të shesë pronat e tij, si për shembull, ishujt e pabanueshëm, ka deklaruar për gazetën Frank Schaffler, ekspert i ekonomisë së Partisë Liberaldemokratike. Ndërsa zëdhënësi i partisë së Merkelit, Marko Vandervitz, shkon më tej: "Nëse BE, pra dhe Gjermania, do ta ndihmojnë financiarisht Greqinë, atëherë është e nevojshme që të jepet një garanci në këmbim. Disa ishuj, për shembull, mund të jenë mirë”, - ka shtuar ai. Sipas Ministrisë së Turizmit, Greqia ka 3054 ishuj, nga të cilët vetëm 87 janë të banuar.
Greqi, protestuesit “pushtojnë” Ministrinë e Financave
Tension në Greqi, një ditë pasi qeveria deklaroi për masat e reja shtrënguese të qeverisë së Papandreut, që kanë si qëllim të ulin deficitin buxhetor të vendit. 300 manifestues të frontit të sindikatës komuniste PAME kanë zënë godinën e Ministrisë së Financave në shenjë proteste. Protestuesit kanë arritur të hyjnë në godinë në mëngjes.
Disa protestues kanë hipur në tarracë dhe kanë vendosur një parullë ku shkruhej "Hiqni dorë që masat të mos aplikohen”. Manifestues të tjerë kanë ndaluar nëpunësit të hyjnë në ministri. Masat e reja, që kanë si qëllim të kursejnë 6.5 miliardë euro, përfshijnë edhe një ngrirje të rritjes së pensioneve, një rritje të taksave mbi vlerën e shtuar dhe uljen e pagave të punonjësve të shërbimit civil.
Sindikata e punonjësve të shërbimit civil ka thirrur një tjetër grevë 24-orëshe. Qeveria greke shpalli të mërkurën masa të rrepta ekonomike, që përbëjnë ndërhyrjen e saj të tretë që kur u mësua niveli i vërtetë i krizës së borxheve të Greqisë. Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i vlerësoi këto masa, duke thënë se ato janë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë eurozonës. Greqia duhet të ulë deficitin për të shlyer urgjentisht një pjesë të borxhit në muajin prill. Kryeministri Jorgo Papandreu e krahasoi krizën e buxhetit, që po përjeton vendi, me situatën e një kohe lufte dhe tha se Greqia ishte në prag të falimentimit. Bashkimi Evropian i ka bërë presion Athinës që të marrë masa shtrënguese shtesë për të përmirësuar gjendjen e financave.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010