E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyfishohet numri i të sëmurëve me diabet

Gjatë 10 vjetëve të fundit është dyfishuar numri i diabetikëve. Një nga shkaqet kryesore të shtimit të pacientëve me sëmundjen e “sheqerit”, është ndryshimi i jetesës.

Diagnostikimi i tyre nuk është i hershëm, ndërsa sëmundja nuk bën diferenca mes meshkujve dhe femrave. Ka një përhapje pothuajse të njëjtë mes të dyja gjinive.

Mendohej se diabeti ishte sëmundja që përhapej më shumë në vendet e zhvilluara, por shifrat edhe në vendet në zhvillim tani konsiderohen në rritje. Studimi më i fundit i mjekësisë interne, lidhur me sëmundjen e diabetit, tregon se prevalenca më e lartë e sëmundjes gjendet në zonat urbane se në ato rurale.

“Prevalenca e diabetit është në rritje të vazhdueshme duke u dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit si pasojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës”, thuhet në studim.

Një studim i fundit i shërbimit të sëmundjeve të brendshme paraqiten të dhënat definitive të regjistrimit dhe informatizimit të popullatës diabetike në 13 rrethe të Shqipërisë, duke përshkruar se si paraqitet gjendja deri në fund të vitit 2004.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›