Dyndje në klasa e auditorë,nxënësit “firojnë” tek privati
Më shumë se 50 vetë në një klasë e për rrjedhojë, pamundësi për të kontrolluar e asimiluar dijet.
zirina llambro
Tejmbushja e shkollave publike po i drejton, gjithnjë e më tepër, nxënësit drejt shkollave private. E ndërsa u bë kohë që flitet për ndryshim të kësaj situate, realisht pak gjë ka ndryshuar. E njëjta gjë vlen edhe për grupet e kopshteve. Nuk është vetëm konstatim i qytetarëve. Organizata “Save the children”, ka evidentuar këto probleme gjatë analizës 5-mujore të punës. Në takimin e zhvilluar, disa ditë më parë nga kjo organizatë, morën pjesë edhe përfaqësues të MASH. Gjithashtu, u bënë me dije edhe sfidat që paraqiten për të ardhmen, ku në fokus ishin fëmijët me aftësi të kufizuara, por edhe dhuna tek grupmosha 3-15 vjeç. “Lëvizjet e personelit shkollor si dhe klasat e tejmbushura me nxënës, në Tiranë kanë vënë ne dukje largimin e fëmijëve, sidomos atyre ma aftësi të kufizuara drejt shkollave private”, thuhet në raportin e “Save the children”. Në të nënvizohet se, kopshtet e kryeqytetit vazhdojnë të kenë një numër jashtëzakonisht të madh fëmijësh për grup. “Për pasojë, pati raste kur fëmijët e regjistruar rishtazi gjatë shtatorit, u larguan drejt kopshteve private, të cilët nuk janë në fokus të drejtpërdrejtë të projektit”, thuhet në raport. Në përputhje me këtë konstatim, gazeta ka publikuar madje disa muaj më parë foto, ku tregohen disa kopshte publike në të cilët fëmijët, në mungesë të shtretërve, flenë në tokë. Prindërit, në pamundësi për të paguar privatin, i sjellin dyshekët nga shtëpitë. Këto fakte dëshmojnë qartë për kushtet që ofrohen sot, në pjesën më të madhe të kopshteve shtetërore në Tiranë.
Universitetet
Por nuk është vetëm arsimi parauniversitar i prekur nga kjo plagë. Edhe universitetet prej vitesh janë pa ambiente e staf akademik. Kushtet pritet të ndryshojnë me shtimin e 400 pedagogëve të rinj, por aktualisht ato lënë për të dëshiruar. Karta e Bolonjës shkelet me të dyja këmbët. Mesatarisht në universitetet publike të vendit, raporti pedagog-student është 1 me 40. Për të mos folur më pas, për degë të veçanta si ekonomiku, ku diferenca është edhe më e thellë, duke arritur në raportin 1 pedagog për 70 studentë, apo dhe në degë të tjera të kërkuara që vërviten në të tilla shifra. E gjithë kjo panoramë të ofrohet në një kohë kur, sipas standardeve që kërkon karta e Bolonjës, raporti pedagog-student nuk duhet t’i kapërcejë vlerat 1 pedagog për 20 studentë. Nga të dhënat, rezulton gjithashtu se raporti hapësirë për student është ngushtuar aq shumë, sa është tejet normale që në një bankë të ulen 4 persona e madje, edhe me 3 karrige. Ndoshta ndokujt e gjithë kjo i tingëllon qesharake, por për mijëra studentë që arsimohen në universitetet tona nuk përbën aspak çudi. Ata e përjetojnë çdo ditë këtë situatë, e madje për 4 vjet me radhë. Sipas standardeve të përcaktuara, hapësira për student duhet të jetë në raportin 1 me 3.5 metër katrorë. Por, në universitetet tona nuk bëhet fjalë as për gjysmën e kësaj hapësire.