Shpërthimet në gurore dëmtojnë shtëpitë
URE VAJGURORE - Shpërthimet në guroret e qytetit të Urës Vajgurore shkatërrojnë 150 shtëpi.
Kjo gjendje alarmante vjen nga disa lagje të qytetit, banorët e të cilëve prej vitesh janë ankuar për pasojat që lë eksplozivi gjatë nxjerrjes së gurëve në shtëpitë e tyre. Sipas tyre, shkak për shqetësimin e tyre janë bërë shpërthimet pa kriter në zonë, nga firma apo individë që duan të nxjerrin gurë dhe çakëll. Ata pohojnë se, ndërtimi i minierave të gurores në afërsi të zonës së banuar ka paralajmëruar dëmtimet. Nga fuqia e madhe e shpërthimeve, banesat tronditen dhe shpeshtësia e tyre, muret kanë nisur të plasariten. Elam Pasha me profesionin mësues u shpreh se, disa herë janë bërë protesta, duke u ankuar në bashki, prefekturë e qeveri, por askush nuk e ka ndaluar veprimtarinë. "Asnjë masë nuk është marrë deri më sot për të parandaluar këto shpërthime të pakontrolluara, të cilat po rrezikojnë jo vetëm banesat, por dhe jetët e banorëve", thotë. Veç tronditjes, nga shpërthimi gurët shpërndahen në sipërfaqe të gjerë, duke u bërë rrezik serioz për banorët apo fëmijët që luajnë në oborret e shtëpive. Brenda harkut kohor prej një viti banorët thonë se, shpërthimet kanë shkaktuar 3 persona të plagosur, dy prej të cilëve fëmijë dhe një i moshuar. "Jemi të detyruar t'i mbajmë fëmijët kyçur në shtëpi për të shkuar në punë se mos na i godet ndonjë gur në momentin e shpërthimit", thotë Rrauf Prençi, banor i lagjes "4 shkurti". d.xh