Lushnjë-Fier, makth për banorët
Ndërtimi i autostradës Lushnjë-Fier po kthehet në makth për banorët e zonës dhe për drejtuesit e automjeteve.
FIER/MAJLINDA RAMA
Edhe pse kjo rrugë duhet të kishte përfunduar në muajin mars, punimet kanë ngecur në ato stade që ndodhej javë më parë.
Banorët e zonave që prek autostrada, shprehen se po e paguajnë tepër shtrenjtë të pasurit një rrugë të nisur dhe të papërfunduar pranë banesave të tyre. Disa herë ata kanë protestuar lidhur me aksidentet e ndodhur në këtë aks rrugor. Në këto protesta kanë kërkuar jo vetëm përfundimin e punimeve, por edhe plotësimin e të gjitha kritereve të përcaktuara në projekt ku përfshiheshin ndërtimi i mbi dhe nënkalimeve, të cilat nuk janë ndërtuar ende. Banorët e fshatit Savër, një nga zonat ku është regjistruar numri më i lartë i aksidenteve, tregojnë se janë të frikësuar nga ato që kanë parë në këtë autostradë. "Kam parë skena makabre në këtë rrugë. Ky vend është kthyer në një makth për ne pasi kjo rrugë ka marrë shumë jetë njerëzish. Nuk e imagjinoni dot se sa e vështirë është të përshkosh përditë këtë rrugë duke shmangur makinat që vijnë me shpejtësi të madhe. Këtu është zonë e banuar dhe një nënkalim është domosdoshmëri", është shprehur Iliri, një nga banorët. Ndërkohë që jo më pak të shqetësuar janë edhe drejtuesit e mjeteve. Ata pohojnë se mbetja pezull e punimeve u ka shkatërruar automjetet. Gjithashtu ata shprehen për rrezikshmërinë e lartë që paraqet rruga prej mungesës së sinjalistikës. "Jemi në ankth edhe ne, jo vetëm banorët. Na del fëmija përpara dhe këtu nuk ka një pengesë. Gjithashtu në pjesë të veçantë të rrugës ne i kemi shkatërruar makinat sepse ka ende pjesë të amortizura", tregoi për gazetën një drejtues mjeti. Shpejtësia tej normave të lejuara në një zonë të banuar dhe mungesa e sinjalistikës kanë bërë që jeta e banorëve çdo ditë e më shumë të jetë në rrezik. Ndërkohë që përveç rrezikshmërisë, mospërfundimi i punimeve në këtë aks ka sjellë ditët e fundit edhe bllokime të shpeshta të trafikut. Punimet për ndërtimin e segmenti rrugor Lushnjë-Fier kanë filluar në fund të vitit 2005, me anë të një fondi prej 24 milionë dollarësh të akorduara nga qeveria italiane. Deri tani janë hapur dy korsitë e para në të dy drejtimet e rrugës, vajtje-ardhje, në të cilat ka mungesë të theksuar të sinjalistikës.