“Shqipëria pa standarde për kontrollin e ilaçeve”
Në Shqipëri mungon kontrolli i barnave sipas standardeve ndërkombëtare. Ato nuk fabrikohen, shpërndahen dhe as ruhen siç duhet në farmaci.
zirina llambro
Sakaq, mungon edhe praktika e prodhimit të mirë të tyre. Ky është konstatimi i Bankës Botërore për barnat, pas studimit të kryer në institucionet spitalore e politikbërëse në vendin tonë. Të dhënat bëhen me dije për publikun nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Mangësitë e mësipërme i përkasin procesit të inspektimit të ilaçeve, i cili është një prej 5 indikatorëve që i përkasin sektorit farmaceutik publik. Regjistrimi i barnave, promovimi, inspektimi, selektimi dhe prokurimi janë vlerësuar me një sistem pikësh që ka përcaktuar se ku çalon gjithsecili. Procesi i inspektimit është vlerësuar me 4.84 pikë nga 10, që i përkojnë togfjalëshit "pak i cenuar". Sipas BB, ky sistem konsiderohet mesatarisht i cenuar dhe ka nevojë për masa të menjëhershme. Eshtë vënë re se, ka mangësi edhe në përgatitjen profesionale të inspektorëve dhe fuqisë së tyre për të inspektuar vendet ku prodhohen, mbahen, testohen dhe shpërndahen barnat. Për të ndryshuar këtë gjendje ekspertët kanë sugjeruar si zgjidhje të mundshme bërjen transparente të rregullave për ilaçet, plotësimin e kërkesave sipas standardeve ndërkombëtare sa i përket fabrikimit, ruajtjes dhe kontrollit. Veç kësaj, këshillohet që të përcaktohen qartë detyrat, përgjegjësitë dhe fuqia për të ndëshkuar. Përmirësimi profesional i inspektorëve është një tjetër hallkë, ku duhet vënë dorë. Atyre duhet t'u përcaktohen qartë detyrat dhe përgjegjësitë si edhe fuqia për të marrë masa në raste shkeljesh.
Konflikti i interesit
Në tregun e barnave tek ne është mesë i pranishëm konflikti i fortë i interesit. Kjo, pasojë e mungesës së rregullave të qarta për ta luftuar këtë fenomen. Tek ne mungojnë protokollet sipas diagnozave të sëmundjeve dhe një Listë e Barnave Esenciale sipas nevojave kombëtare të popullatës. Një tjetër mangësi janë standardet në procedurat e vendimmarrjes dhe rregullat për anëtarët e Komisioneve të Barnave. Shumë i cenuar, sipas BB ka rezultuar të jetë selektimi i ilaçeve, të cilit i përkasin mangësitë e mësipërme. Ky indikator ka marrë 3.2 pikë nga 10 që është maksimumi. Disa nga zgjidhjet e sugjeruara nga ekspertët e BB janë përcaktimi i sasisë së barnave sipas nevojave të çdo spitali, Përgatitja e Listës së Barnave Esenciale Kombëtare, duke e mbajtur si referencë dhe bërja e protokolleve të mjekimit sipas diagnozave. Ndërkaq, indikatori "Regjistrimit i Barnave" është vlerësuar me 7.2 pikë që do të thotë "Pak i Cenuar". Mangësitë e vërejtura në këtë proces kanë të bëjnë me rregullat dhe ligjshmërinë që janë konsideruar jo të plota. Po ashtu, rregulloret dhe raportet për Regjistrimin e Barnave janë përcaktuar si të vështira për t'u gjetur nga publiku dhe jo të gjitha janë të përkthyera edhe në anglisht. Në këtë proces nuk është parashikuar një sistem apelimi për ata që marrin përgjigje negative nga institucioni përkatës. Standardet profesionale nuk janë në nivelin e duhur, përsa i përket stafit të regjistrimit. "Regjistrimi duhet të jetë i bazuar në një vlerësim objektiv të efikasitetit të barnave, cilësisë dhe saktësisë së informacionit të përshkruar në ambalazh", theksojnë ekspertët e BB.
Vlerësimi me pikë
0.0 - 2.0 I cenuar në ekstrem
2.1 - 4.0 Shumë i cenuar
4.1 - 6.0 Mesatarisht i cenuar
6.1 -8.0 Pak i cenuar
8.1 -10.0 I cenuar minimalisht