Borxhet tek ujësjellësi, 10.6 milionë lekë në 18 vite
GJIROKASTER - Ndërmarrja e ujësjellësit të Gjirokastrës merr masa ndaj subjekteve debitore, duke u ndërprerë furnizimin me ujë.
Ndërprerja e ujit të pijshëm për këto subjekte, të cilat janë shtetërore, private dhe familjare ka ardhur pas debitit të krijuar nga mospagesa e faturave të ujit të pijshëm në 17 vitet e fundit. Sipas drejtorit të ri të kësaj ndërmarrjeje, Dasho Qeli, rreth 10.6 milionë lekë përllogaritet të jetë borxhi që i kanë institucionit që ai drejton ndërmarrjet shtetërore dhe kategoria familjare prej vitit 1990 e deri në ditët e sotme. "E vështirë është mbledhja e detyrimeve të prapambetura tek ish-ndërmarrjet shtetërore, të cilat tashmë nuk ekzistojnë ose janë shndërruar në depo", është shprehur Qeli. Sipas tij, edhe ndërmarrja e ujësjellësit nga ana e saj është debitore tek Bashkia e Gjirokastrës me një shumë prej 40 milionë lekë të vjetra, shumë kjo që është grumbulluar gjatë viteve të shkuara nga ndërmarrja për përdorimin e materialeve të ndryshme të dhëna nga pushteti vendor. Për Qelin ky borxh do të shlyhet sa më shpejt që ndërmarrja të jetë e "zhveshur" nga kjo barrë disavjeçare e faturave të papaguara. Sipas tij, numërohen rreth 900 familje në qytetin e Gjirokastrës të cilat nuk kanë paguar faturat e ujit për 17 vitet e fundit. Ndërkohë që kanë filluar edhe aksionet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për konsumatorët e tjerë familjarë ku nga 25 të tillë, gjysma e tyre u janë rilidhur menjëherë, pasi kanë derdhur detyrimet e prapambetura disavjeçare. "Qëllimi ynë është sensibilizimi i opinionit të gjerë gjirokastrit që të bëhen të vetëdijshëm për pagesën e ujit që konsumojnë që në të vërtetë është më tepës se ç'paguajnë", ka pohuar Qeli. "Me afrimin e stinës së nxehtë kërkesat për ujë do të dyfishohen dhe rrjedhimisht kjo do të thotë më tepër investime në infrastrukturën përcjellëse të ujit të pijshëm me qëllim që komuniteti mos ta ndjejë mungesën e tij", ka përfunduar ai. p.n