Projekti, një rrugë vetëm për këmbësorë
KORÇE - Për herë të parë në qytetin e Korçës do të ndërtohet një aks rrugor vetëm për këmbësorë.
Sipas një vendimi të këshillit bashkiak, rruga vetëm për këmbësorë do të ndërtohet në aksin prej një kilometër të shëtitores "Shëngjergji". Pak ditë më parë në një takim me intelektualë, por edhe me banorë të thjeshtë në mjediset e Muzeut të Arsimit Kombëtar Shqiptar janë prezantuar dy projekte për mënyrën e ndërtimit të kësaj shëtitoreje. Dy projektet janë realizuar nga studiot e arkitektëve Aleko Papakozma dhe Luan Bregu. Ato do të qëndrojnë disa ditë të ekspozuara me qëllim që të tërheqin mendime e sugjerime të komunitetit të qytetit. Sipas projekteve, në këtë rrugë do të jetë e ndaluar të kalojnë mjetet automobilistike të të gjitha llojeve dhe në të dyja anët e saj do të ketë lokale dhe dyqane luksoze. Në të dy projektet e paraqitura, përveç elementëve arkitekturorë modernë ruhen edhe ata tradicionalë. j.gj