Dyqanet nuk pranojnë kartëmonedhat 100 lekëshe
11/12/2008 Dalin nga qarkullimi
Ditët e fundit qytetarët e Tiranës janë përballur me refuzimin e kartëmonedhës 100 lekëshe nga ana e shitësve. Arsyeja është se këto kartëmonedha deri në fund të dhjetorit do të dalin nga qarkullimi dhe nuk do të kenë më vlerë. Kjo është strategjia e Bankës së Shqipërisë sipas së cilës kartëmonedhat 100 dhe 200 lekëshe do të tërhiqen nga qarkullimi. Procesi sipas burimeve do të funksionojë në dy faza. Në fazën e parë këto kartëmonedha do të vazhdojnë të shërbejnë si mjet pagese deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ndërsa faza e dytë përfshin mbledhjen e kartëmonedhave nga 1 janarit 2009 deri më 31 dhjetor 2010 për këmbim kundrejt pagesës të vlerës fillestare të emetimit me kartëmonedha dhe monedha të tjera të qarkullimit. Dorëzimi dhe këmbimi i tyre me kartëmonedha e monedha metalike me kurs ligjor do të bëhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë. Banka e Shqipërisë udhëzon bankat e nivelit të dytë që në periudhën 1 janar 2009 deri në 31 dhjetor 2010 të pranojnë nga të gjithë personat fizikë e juridikë me këmbim prerjet e mësipërme, kundrejt vlerës së plotë fillestare.