“Prokurori shkel të drejtat e njeriut”
11/12/2008 Avokati i Lulëzim Bashës po sheh mundësinë për të denoncuar prokurorin Arben Kraja
Zef Nikaj: Çdo veprim i akuzës pas datës 6 nëntor është i jashtëligjshëm
TIRANE- Vetëm pak orë pasi Prokuroria e Përgjithshme shpërndau në media kërkesën për gjykim ndaj Lulzim Bashës, avokati i tij Zef Nikaj u shpreh për gazetën “Metropol” se po sheh mundësinë që të denoncojë prokurorin e çështjes Arben Kraja. Lajmi konfirmohet nga vetë avokati Nikaj, i cili i kontaktuar në rrugë telefonike u shpreh se në këtë rast ka shkelje të të drejtave të njeriut, pasi çdo veprim i Prokurorisë pas datës 6 nëntor të këtij viti është nul për shkak se ende s’kanë përfunduar afatet e hetimit dhe akoma nuk është dhënë vendim nga Gjykata e Apelit. Sakaq, sot në orën 10.30 ai do të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Nikaj u shpreh se “Prokuroria të zgjidhë më parë problemet e procedurës, pasi kanë vepruar në mënyrë arbitrare. Për sa i përket kërkesës për gjykim, unë po shoh mundësinë që të denoncoj prokurorin Arben Kraja për shkelje të të drejtave të njeriut. Për dosjen “Durrës-Kukës” Prokuroria vazhdon të kryejë shkeljen flagrante të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale. Veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, bien ndesh me vendimin nr. 1495 të gjykatës së Tiranës”. Mbrojtësi ligjor i ish-ministrit të Transporteve, Lulëzim Basha, tha se procesi që do të zhvillohet ndaj klientit të tij do të jetë shumë i këndshëm, pasi organi i akuzës i ka lënë shumë shtigje për të ngritur një sërë kërkesash në trupin gjykues. Në lidhje me deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme në kuadër të procedimit penal nr. 1 të vitit 2007, avokatët Zef Nikaj dhe Genc Gjokutaj, si përfaqësues ligjorë të Lulzim Bashës dhe Andi Tomës vijojnë të klasifikojnë si shkelje disa nga veprimet e organit të akuzës. Në një njoftim për shtyp avokatët shprehen se “Ky procedim penal është regjistruar që në muajin janar të vitit 2007. Bazuar në ligjin procedural penal, afati normal i hetimit të një çështjeje është tre muaj. Brenda këtij afati duhet të përfundojë hetimin në një nga mënyrat që parashikon ligji: pushim ose dërgim të çështjes në gjyq. Nga ana e Prokurorisë janë marrë zgjatje të njëpasnjëshme të afatit hetimor, duke e çuar hetimin në limitet e afatit maksimal 2-vjeçar, rast ky i paprecedent në historinë e drejtësisë shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme, në shkelje të funksioneve të saj kushtetuese, në vend të hetimit të shpejtë dhe objektiv të çështjes, qëllimisht ka zvarritur përfundimin e saj”. Sipas Nikajt dhe Gjokutajt, kjo zvarritje u vërtetua përfundimisht në rrugë gjyqësore me vendimin nr. 1495, datë 18.11.2008 të gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi mbylljen e hetimeve për këtë çështje.
Kërkesa e plotë për gjykimin e prokurorit Arben Kraja për Lulëzim Bashës
Durës-Kukës, 14 miliardë dëm buxhetit të shtetit
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike akuzat për ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha, dhe të pandehurin e tjerë Andi Toma. Sipas kërkesës për gjykimin e çështjes penale me numër 1 të vitit 2007, Lulëzim Basha akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”, ndërkohë që të njëjtat akuza qëndrojnë edhe për ish-drejtorin juridik Andi Toma. Në kërkesën për gjykim thuhet se objekti i hetimit ka qenë procedura e ndjekur për përzgjedhjen e subjektit ndërtues në segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Duke ju referuar kërkesës së gjykimit të prokurorit Arben Kraja, mësohet se fillimisht hetimi ndaj abuzimeve të ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve ka filluar në Prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në datën 9 mars kjo e fundit ka regjistruar procedimin penal nr. 893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Fillimisht procedimi kishte si objekt hetimi fondet e përdorura në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, ndërtimin e rrugës paralele Tiranë-Vorë Loti 2 dhe ndërtimin e rrugës Lin-Pogradec. Në datën 7 shtator 2007 organi i akuzës kryeqytetase ka vendosur fillimin e një procedimi penal tjetër me nr. 893/1, për dy rrugët Tiranë-Vorë-Loti dhe Lin-Pogradec, dhe në të njëjtën kohë ka marrë vendim për shpalljen e moskompetencës në procedimin penal nr. 893 të vitit 2007. Në vendim arsyetohet se përveç personave të akuzuar deri tani, rezulton se duhet ushtruar ndjekja penale edhe ndaj shtetasit Lulëzim Basha, i cili është deputet dhe si i tillë kompetencën për hetimin ndaj tij e ka zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Përzgjedhja e “Ecorys Group”
Sipas Prokurorisë, vepra penale e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e shoqërisë konsulente “Ecorys Group”. Përzgjedhja e shoqërisë “Ecorys Group” është bërë drejtpërdrejt nga ministri Lulzim Basha dhe të gjitha aktet për t’i dhënë formë ligjore kësaj përzgjedhje janë hartuar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike Andi Toma. Përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” nga shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma është bërë në kundërshtim me nenin 17/3 të ligjit “Për prokurimin publik”, dhe në kundërshtim me udhëzimin KM Nr. 1 datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”. Ndërkohë që vepra penale e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për negocimin e kontratës me shoqërinë Bechtel-Enka.
Krahasimi
Duke shumëzuar diferencën e kostos për m2 rrugë dhe m2 ura me sipërfaqen e përgjithshme të rrugës dhe urave sipas projektit të miratuar për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ekspertët kanë llogaritur një diferencë për rrugën 177 075 500 euro dhe për urat 54 934 083 euro. Në total rezulton një diferencë prej 232 009 583 euro. Nisur nga kjo kosto e rrugës dhe urave në segmentin Rrëshen-Kalimash, kuptohet qartë se ky segment ka kushtuar më shumë se kostoja e rrugës Kalimash-Morinë, edhe pse kjo e fundit është më e gjatë. Gjithashtu ekspertët kanë arritur të krahasojnë 25 zëra punimesh të njëjta, të parashikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka dhe në kontratat e lidhura me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugore nga Kalimashi në Morinë. Rezulton se çmimet për njësi të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka janë shumë më larta se ato të aplikuara me shoqëritë e tjera. Ekspertët, duke shumëzuar diferencën e çmimeve për njësi me volumet e punës sipas projektit përfundimtar të rrugës Rrëshen-Kalimash, kanë llogaritur një shumë prej 114 851 604 eurosh. Kjo shumë përbën favorizim dhe pagesë të kundërligjshme në favor të shoqërisë
Bechtel-Enka dhe nga ana tjetër dëm financiar për buxhetin e shtetit shqiptar.
Dëmi financiar
Në konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e caktuar nga Prokuroria, janë krahasuar çmimet për 25 zëra punimesh të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel- Enka, me çmimet e të njëjtave zëra punimesh të aplikuara në kontratat e lidhura nga Drejtoria e përgjithshme e Rrugëve me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugorë nga Kalimashi në Morinë. Nga krahasimi rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka janë shumë më të larta. Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rreshën-Kalimash rezulton se shoqëria Bechtel-Enka është favorizuar me një shumë prej 114 851 604 eurosh krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës në vazhdim. Duke e vlerësuar me kursin e këmbimit mesatar të Bankës së Shqipërisë për muajin shtator 2006, kur është lidhur kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka, rezulton se dëmi financiar për buxhetin e shtetit shqiptar është 14 146 272 064 lekë. Këto shkelje të përshkruara më sipër janë konstatuar edhe nga KLSH-ja pas kontrollit të ushtruar nga ana e tij në lidhje me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e subjektit që po ndërton segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit është administruar si provë.
Përjashtimi i gjyqtares do të shqyrtohet nga Abdiu
Shtyhet shorti në Gjykatën e Lartë
TIRANË- Nëse do të shqyrtohet ose jo kërkesa e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, këtë gjë do ta caktoi gjyqtari Altin Abdiu. Nga ana tjetër dje Gjykata e Lartë caktoi ditën e premte për hedhjen e shortit për këtë çështje. Shorti i hedhur dje në ambientet e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë ka përcaktuar Altin Abdiun si gjyqtar kryesor. Ndërkohë që objekti i kërkesës së bërë nga ministri Lulzim Basha është për nxjerrjen të pavlefshëm të vendimit të Prokurorisë për t’u thirrur si person nën hetim në datë 24 dhe 28 nëntor për t’u komunikuar akuza. Basha është shprehur kundër urdhrit të Prokurorisë dhe këtë gjë e ka bërë me anë të një padie, e cila ra në duart e gjyqtares Fatmira Hajdari. Kjo e fundit një javë më parë u ndodh përballë prokurorit Arben Kraja, i cili nuk ishte dakord me kërkesën. I ndodhur në këto kushte, prokurori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari. Kërkesa për përjashtim u bë mes debateve të ashpra në seanca gjyqësore. Po dje Gjykata e Lartë shtyu hedhjen e shortit për dosjen e Lulzim Bashës. Gjykata caktoi ditën e premte për të hedhur shorti, ndërsa bëhet e ditur se nuk do të jetë e pranishme media ashtu sikurse edhe është diskutuar më parë. Disa ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Lartë dosjen gjyqësore që i përket Lulzim Bashës, akuzuar për shpërdorim detyre.