Shqiperia luan sot ne Norvegji per eleminatoret e Boterorit

Do të kërkohet rezultat në Oslo, ashtu si 15 vjet më parë.
Kombëtarja shqiptare luan sonte në fushën e Norvegjisë në eleminatoret e Botërorit të vitit 2014, në orën 19:00, me shpresën për një rezultat pozitiv.
Skuadra shqiptare do të synojë të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Me skemën 4-4-1-1 kërkohet të kapen në befasi norvegjezët vendas, që janë favoritë, ndonëse në tetor të 1998-ës u morëm një barazim 2-2 me golat e shënuar nga Alban Bushi dhe Igli Tare, madje duke kryesuar 2-0.
Plot 22 mijë tifozë pritet të jenë në stadium, ndër të cilët rreth 2 000 shqiptarë, ndërsa trajneri De Biazi do të krijojë një mur në mesfushë dhe do të luajë kundërsulmin.
Në dy përballje me norvegjezët nuk kemi asnjë fitore, pasi në ndeshjen e kthimit në Tiranë më 1999, në eleminatoret e Europianit, u mundëm 2-1, pavarësisht golit të bukur të Igli Tares.
Kapiteni Cana do të jetë në fushë, ashtu si Mavraj dhe në mesfushë Basha e Bulku.
Norvegjezët janë favoritë sipas basteve me kuotë mesatare për fitoren 1.4, ndërsa suksesi kuqezi kuotohet 8.4.