Dyshime të frikshme mbi gripin e derrit
Një deklaratë e gazetës turke Vatan hodhi një dyshim të frikshëm mbi përhapjen e gripit të derrit i cili po shqetëson gjithë botën. Në të vërtetë u pohua se virusi H1N1 nuk është aq vdekjeprurës sa thuhet dhe është krijuar nga një profesor i cili është numri një i botës në çështjen e gripit bashkë me tre asistentë të tij për të shtuar fitimin e shoqërive të tyre farmaceutike. Profesori Albert Osterhaus i cili ushtron profesionin e tij në universitetin Rotterdam është i
vetmi emër që të vjen në mendje kur flitet për gripin. Madje për këtë arsye në botën e shkencës njihet si Doktor Gripi . Për të frenuar panikun e përhapur në botë nga SARS dhe gripi i shpendëve ai ishte emri i pare i cili u kontaktua për ndihmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Tani një deklaratë e dhënë në lidhje me Doktor Gripin holandez po shqetëson gjithë botën. Deklarata e cila për here të pare u shkrua në formën e një artikulli në revistën shkencore Science dhe më pas u transmetua nga gazeta holandeze De Telegraaf pohon rritjen dramatike të pasurisë së Doktor Gripit nga përhapja e gripit. Profesor Osterhaus është drejtuesi i grupit për Studimin Shkencor të Influencës në Evropë. Në të njëjtën kohë është dhe anëtar i SAGE këshillit konsultativ të OBSH. Madje kur Organizata Botërore e Shëndetit mori vendim për shpalljen e një pandemie botërore në lidhje me gripin e derrit Osterhaus ishte drejtues i SAGE-s. Përveç kësaj Osterhaus ka dhe një shoqëri e cila prodhon vaksina.
Last Updated on E Hene, 28 Dhjetor 2009 21:47