E Diel, 1 Nëntor 2026

Mania e pastërtisë në shtëpi, persekuton 1 në 4 femra

Një në katër femra, por mesa duket edhe disa burra, vuajnë nga një fobi e quajtur "rupofobia", e cila presupozon akthin dhe frikën e vazhdueshme që u shkakton parregullsia në një shtëpi apo papastërtia e saj. Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit, sipas të cilit në kokën e tyre krijohet një cikël negativ i cili i shoqëron me një frikë të vazhdueshme ngaqë jetojnë në pisllëk dhe në kontakt me bakteret. Pikërisht për këtë, ato janë të fiksuara pas larjes

 së duarve apo veprimeve të vazhdueshme për të rregulluar mjedisin ku jetojnë, edhe nëse ai gjendet perfeksionisht i rregullt. Ekspertët e studimit pohojnë se kjo prirje mund të kategorizohet në problemet psiko-somatike dhe arsyet mund të ndryshojnë dhe vargojnë nga seksualiteti në atë të marrëdhënieve ndërpersonale, por edhe të marrëdhënieve me veten.  Por ajo mund gjithashtu të jetë edhe një shenjë e një sensi zhgënjimi që këta persona provojnë duke mos e pasur në dorë rolin e tyre drejtues në familje. Me pak fjalë, nëse e gjeni veten shumë shpesh duke larë duart, shtëpinë apo duke iu bërtitur kot për rrëmujën që shkaktojnë personat e afërt, atëherë ndoshta ia vlen të ndaloni për një moment e të mendoni nëse e gjithë kjo nuk është e tepërt dhe mbi të gjitha, e nevojshme. Pasi, duhet të dini se higjiena e tepruar ka efekt të kundërt, atë që na bën më të prekshëm prej sëmundjes dhe infeksionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›